• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kapen 20 kg marijuanë në makinën me targa gjermane në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka kapur 20 kilogramë marijuanë në port.

Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të një makine tip Benz me targa gjermane.

Makina po tentonte që të futej në portin e Vlorës dhe të kalonte në drejtim të Italisë.

Nga kontrolli rutinë i automjetit efektivët nuk e kanë zbuluar drogën. Sasia e lëndës narkotike u evidentua nga skaneri i automjeteve.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjere femra që ndodheshin me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *