• |
ide | kryesore

Promovuan festivalin më të dështuar në histori, paditen modelet

Paparazzi, Slider



Ndonëse kanë kaluar dy vite nga Fyre Festival – festivali më i dështuar në histori – ende çështja diskutohet në dyert e Gjykatave.

Në fillim të këtij viti, u raportua se Kendall Jenner dhe agjencia e talenteve që përfaqësonin Bella Hadid dhe Hailey Baldwin morën një fletë-thirrje për t’u paraqitur në Gjykatë, si pjesë e një përpjekjeje për të zbuluar se çfarë ndodhi me miliona dollarë që përfituan pasi ndihmuan në promovimin e eventit. E! raporton se sipas dokumenteve të Gjykatës, “Kendall Jenner, Emily Ratajkowski dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm u paditën në mënyrë që të riktheheshin paratë që thuhet se u janë paguar atyre për promovimin e ngjarjes famëkeqe.” Gregory Messer, përfaqësues i eventit, paraqiti dokumente në Gjykatë në Nju Jork këtë javë dhe kërkon rikuperimin e parave, pjesë e marketingut të Fyre Festival.

Në padi, Gregory deklaron se Kendall Jenner-it iu paguan 275,000 dollarë për një postim të vetëm, ndonëse ajo nuk u zbuloi ndjekësve se ishte paguar për të promovuar Fyre Festival. Ai shton gjithashtu se Kendall “i bëri njerëzit me dashje që të besonin se Kanye West do të performonte në festival.”

Në padi janë përmendur edhe emra të tjerë si Migos, Blink-182, Lil Yachty dhe Pusha T.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *