• |
ide | kryesore

Dhërmi/ Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, lëndohet shoferi

Lajme, Të fundit



Një ngjarje që ka shkaktuar panik tek qytetarët raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Dhërmi. Një mjet ka marrë flakë si pasojë e rrjedhjes së gazit, dhe kjo ka bërë që drejtuesi të marrë lëndime.

Një automjet i tipit “Audi” është përfshirë nga flakët në ecje, si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nga ky incident ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, shtetasi 26-vjeçar me iniciale J.I., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *