• |
ide | kryesore

Hysaj fiton Champions: shqiptari lë jashtë Tonellin, në listën Ancelotti

Sport



Carlo Ancelotti ka zgjedhur 24 lojtarët që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Champions League. Befasia është se tekniku emilian i jep besim Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, transferimi i të cilit tek Valencia dështoi në ditën e fundit të merkatos, ka fituar balotazhin me Tonelli. Një lajm pozitiv për shkodranin, që duket se po fillon të fitojë gradualisht simpatinë e teknikut të Napolit, marrdhënia me të cilin nuk ka qenë e lehtë, që kur ai zëvendësoi Maurizio Sarri në pankinën e të kaltërve.

Prezentë natyrisht të gjithë blerjet e reja e 19 vjecari Gianluca Gaetano, që majin e kaluar ka debutuar në Serie A, në ndeshjen kundër Spal. Në grupet e Champions, Napoli do të përballet me Liverpool, Salisburgo e Genk.

LISTA CHAMPIONS E NAPOLIT
Portierë
1 Meret
25 Ospina
27 Karnezis

Mbrojtës
19 Maksimovic
44 Manolas
26 Koulibaly
31 Ghoulam
2 Malcuit
6 Mario Rui
23 Hysaj
22 Di Lorenzo
13 Luperto

Mesfushorë
5 Allan
20 Zielinski
7 Callejon
8 Fabian Ruiz
70 Gaetano
12 Elmas

Sulmues
24 Insigne
14 Mertens
34 Younes
11 Lozano
9 Llorente
99 Milik



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *