• |
ide | kryesore

Nxjerrja e fotove dhe të dhënave të ish-policit Malko, mbi 100 efektivë nën hetim

Lajme, Të fundit



Rreth 100 punonjës policie do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi, pasi dyshohet se kanë nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS mbi Santjago Malkon, 26 vjeç,  që mbeti viktimë e një atentati mafioz në Tiranë pak ditë më parë.

Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit ka nisur verifikimin për punonjësit që janë identifikuar përmes përdorimit të një kodi sigurie të veçantë pasi kanë kërkuar të dhëna në sistemin TIMS për ish-policin Malko.

Sipas ligjit, asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS, nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështjeje të caktuar.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se fotoja e Malkos që është bërë publike në media, ka dalë nga sistemi TIMS. Në këtë rast, verfikimi motivohet edhe nga publikimi i të dhënave sensitive që kanë cënuar figurën e viktimës.

Malko u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

26-vjeçari” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “bosi” i lojërave të fatit. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu, ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, nga ku u tërhoq vullnetarisht.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *