• |
ide | kryesore

SHBA shton përpjekjet për dialogun, dy senatorë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Lajme, Të fundit



Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson do vizitojnë këtë javë Serbinë, Kosovën dhe Ukrainën.

Murphy në një postim në Twitter tha se takimet do zhvillohen për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si edhe për qeverinë e re ukrainase.

“Rusia nuk na lejon të hyjmë brenda por Ron Johnson dhe unë do vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë për të demonstruar mbështetjen për qeverinë e re të Ukrainës dhe dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës,”-shkroi ai.

Murphy dhe Ron Johnson janë pjesë e delegacionit që do vizitojnë Rusinë, por Moska ua ka ndaluar hyrjen në vend.

Ndërsa vizita e tyre në Kosovë dhe Serbi vjen mes zërave për përfshirje më të madhe të SHBA në dialogun mes dy vendeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *