• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Komisioni hetimor thërret Metën për të dëshmuar

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është thirrur për t’u paraqitur në orën 10:00 më datë 9 shtator në Komisionin Hetimor të ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të kreut të shtetit për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Pak më herët, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Meta konfirmoi se do të asistojë në mbledhjen e Komisionit, duke theksuar me doza ironie se mezi po pret që të kthehet në Parlament.

Kërkesa për shkarkimin e presidentit u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin, që u argumentua nga Meta ndër të tjera si një përpjekje për të ruajtuar parimin e pluralzimit partiak në zgjedhje.

Gjatë verës, komisioni ka hartuar një listë me dëshmuesit kundër Metës që mbahet larg mediave me shumë diskrecion. Më herët, presidenti i është përgjigjur negativisht thirrjes së Kuvendit për të marrë pjesë në seancën dëgjimore të Komisionin Hetimor, që e quajti të palegjitimuar dhe në funksion të realizimit të një procesi antikushtetues votimesh më 30 qershor.

Në përgjigje të shkresë-kërkesës së Kuvendit, Meta shkruante se intepretimi i rolit të presidentit, nuk mund të bëhet  vetëm Gjykata Kushtetuese, që prej kohësh nuk është funksionale.



2 Comments

  1. Ky eshte finalizimi i pucit qe po kerkojne ti bejne kushtetutes dhe demokracise kermat e ketij sekti antivlere. Presidenti po te jete burre shteti tamam te shoerndaje ne mwnyre urgjente kete gjoja parlament, te njoftoje komunitetin nderkombetar per kete situate dhe te urdheroje garden qe te jete ne gadishmeri. Keta duhen arrestuar dhe kalbur ne burg per kercenim, neperkembje e shkelje te kushtetutes dhe puc te organizuar. Venien ne rrezik te rendit publik. Me keto qe po bejne bashke me ciun gjithee ne grup kane konsumuar elementet e vepres te pucit te organizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *