• |
ide | kryesore

“Rrëmujë bëjmë, por shanset janë të vogla”: Edvin Murati mosbesues për përballjen me Francën

Sport



Koha e përgatitjeve ka përfunduar: stërvitjet dhe strategjitë tashmë ia lënë vendin 90 minutave në Stade de France. Shqipëria ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit, përpara ndeshjes me Francën, në të cilën tekniku Edy Reja ka insistuar sërisht në aspektin difensiv, duke u kujdesur për mënyrën e impostimit sidomos në goditjet standarte. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ashtu sikurse është e qartë e ku shanset, edhe sipas mendimit të ish-lojtarit të kombëtares dhe PSG, Edvin Murati, janë të vogla: “Për të bërë rrëmujë, bëjmë rrëmujë. Franca kampion bote, është mega favorti. Çunat do luftojnë, ndeshje e bukur, nuk kemi çfarë të humbim. Shanset do të jenë të vogla”.

Cikalleshi që një ditë më parë ka ndjerë dhimbje të forta në kavilje është shfaqur më i qetë, duke punuar bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, ndërkohë që me dëmtimet të shmangura, Reja tashmë ka vetëm vështirësinë e zgjedhjes. Me 6 pikë Shqipëria kërkon të bëjë befasinë, duke kujtuar misionin që përmbushi në këtë fushatë eleminatoresh Turqia, për më tepër që Franca këtë herë vjen me mungesa të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *