• |
ide | kryesore

Përtej humbjes me kampionët e Botës, Edy Reja vlerëson tre lojtarë dhe pranon gabimin në vendosjen e Roshit

Sport



Pas humbjes 4-1 me Francën, trajneri i kombëtares kuqezi Edy Reja ka komentuar ndeshjen: “Diçka pozitive e patë. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën 2 golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendja nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, falë cilësive që ka, Franca na vuri në vështirësi, kishte lojtarë tepër cilësorë nga krahët, që na vurën në vështirësi. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme”.

I pyetur për djemtë e tij ai tha: “Kishim elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin. Abrashi luftoi deri sa pati mundësi. Bare ka bërë një ndeshje të madhe, një prezantim të shkëlqyer. Gjasula ishte surprizë e bukur, kemi inskenuar disa lojtarë që na duhen për të ardhmen!”

Lidhur me aktivizimin e Roshit në të majtë të mbrojtjes, trajneri italian u shpreh: “Dëshiroja të sulmonte në zonën kundërshtare se është i mirë në sulm, ishte pak i vëmendshëm në fazën mbrojtëse, jo se duhej të ishte mbrojtës. Mendova që të vendosja atë meqë është i shpejtë, por kishte ndonjë situatë negative, sa i përket fazës mbrojtëse. Është përgjegjësi e imja, mendoja se do të bënte mirë, në pjesën e parë dhe të dytë nisi kroset, se doja të sulmonte. Mendoja se me 3 mbrapa mund të impenjonte më shumë Francën e sa mundi bëri. I kërkova gjëra që nuk janë në kapacitetin e tij”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *