• |
ide | kryesore

Presidenti ra në kurthin e komisionit anti- Meta

1, Ide

Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që mban, Ilir Meta i ka dhënë pa dashje një ceremonialitet institucional, një pushteti që i kanë rënë brekët. Po të shihje sot paraqitjen e presidentit në komisionin që po shqyrton shkarkimin e tij, Shqipëria ngjante si një nga vendet më demokratike të botës. Ajo seancë pyetje përgjigjesh, ishte krejt e ndryshme nga sa ne jemi mësuar të shohim në atë sallë. Kush e kujton përplasjen epike të komisionit Olldashi- Rama dhe paraqitjen e këtij të fundit me megafon në dorë, kush sjell ndërmend me neveri hetimin e komisionit hetimor për “puçin” e 21 janarit, bie pa dyshim dakord se seanca e sotme ishte një model.

Aty u diskutua në mënyrë kordiale dhe të edukuar për dilema kushtetuese, aty socialistët ishin instruktuar që mos bënin replika me kreun e shtetit, aty dhe opozitarët e rinj që sillen si rrugaçë në parlament kundër presidentit ishin bërë pula, aty tonet solemne dhe “interesi për mbrojtjen e shtetit” dukej sikur qenë preokupimet madhore të bashkëbiseduesve, aty ta shpifte teatraliteti për ti thënë pafundësisht faleminderit njëri -tjetrit mes Metës, Manjës e të tjerëve.

Kujtdo që e dëgjonte atë seancë pyetje përgjigjesh, i krijohej përshtypja e rreme se ligjvënësit dhe shtetarët shqiptarë janë ata që raskapiten deri në stërmundim për të drejtën e qytetarit për të zgjedhur, për sovranitetin e popullit, për reflektimin e vendimeve të Strazburgut tek ne dhe për të ardhmen perendimore të vendit.

Ilir Meta u përpoq në çdo gjest dhe çdo gërmë të qëndronte në staturën e shtetarit. Ai përsëriti edhe njëherë argumentat tashmë të njohur të ndarë në tre shtylla, se përse, për arsye kushtetuese, të sigurisë kombëatre dhe të interesit kombëtar, vendosi anullimin e 30 qershorit. Ai u përpoq të luante rolin e unifikuesit të kombit që nuk binte dakord as me veprimet e papërgjegjshme të Bashës dhe as me arrogancën qore të Edi Ramës. Ai i qëndroi versionit presidencial se kishte kërkuar gjatë gjithë kohës kompromisin dhe shmangjen e përplasjeve të dhunshme.

Lexo më tej:

Meta tregon dokumentin: “Do digjej parlamenti, nuk mund të lejoja përsëritjen e Rajshtagut”

Pra, po të supozojmë se gjendemi në një situatë normale, Ilir Meta u soll si një burrë shteti, i cili e respekton piramidën në krye të së cilës gjendet, madje deri edhe procedurën qesharake që kërkon shkarkimin e tij.

Dhe këtu natyrshëm lind pyetja: a shkon ky ceremonialitet institucional me gjendjen aktuale? A ka nevojë për kaq seriozitet me këtë parlament qesharak të mbetur antikushtuetshmërisht me 120 deputetë? A është e domosdoshme pjesmarrja në këtë komision, që bëhet vetëm për të mbytur me propagandë zhvillimin e zgjedhjeve moniste të fshikulluara edhe nga OSBE-ODHIRI? A duhet trajtuar me dinjitet një pushtet që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me Kolegjin zgjedhor, që vepron si maskë duke mos botuar dekretet në Fletoren Zyrtare, që përdor KQZ-në si leckë dhe tremb gjykatësit e zgjedhjeve me gogolin e vettingut?

Sepse të jetmi të qartë, pas kordialitetit dhe toneve etike të seancës së kësaj të hëne, pas dilemave për shkeljen apo jo të kushtetutës, fshihej fytyra e pushtetit personal dhe autarkik, që ka marrë vendimin për këtë komision, që ka shtypur butonin e kuq të luftës me presidentin, që ka shkruar pyetjet e dordolecëve të tij në atë sallë, e madje që ka vendosur që ajo shfaqe i duhej e qetë e edukuar dhe institucionale.

Ky qe kurthi ku ra dhe Ilir Meta. Ai e trajtoi atë si të tillë. Me merakun skrupuloz për tu dukur si burrë shteti, ai i dha legjitimitet bandës së pushtetit.

Ai nuk duhet të kishte shkelur në atë komision.

Ai duhet ta kishte refuzuar atë farsë “korrekte dhe paqësore”. Aq më pak ai duhet të përpiqej të hiqej si një kryetar shteti që respekton të gjitha palët. Sepse sjellja me normalitet dhe asnjëanësia ndaj palës të cilën ai kishte sot përballë, është në rastin më të mirë një gafë politike. Pikërisht këtë bëri Ilir Meta sot, duke paraqitur si normalë, një pakicë banditësh anormalë.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Për ta konkretizuar më tepër fallsitetin e kësaj komedie, ballafaqimin e presidentit me komisionin parlamentar të hetimit të tij, po rikujtoj ate që njihet nga gjithë publiku shqiptar.Para disa vitesh, z Meta me cilësinë e zv,kryeministrit, dha dorheqjen nga detyra e ju nënshtrua gjykimit të Gjykatës së lartë, për shkak të një video të regjistruar nga numuri 2 i LSI, i ndjeri Prifti, të transmetuar në publik nga televizioni Top Cannel,
    Video përgjimi linte përshtypjen se z.Meta kishte përfituar para në rrugë të dyshimta.
    Pas dorheqjes, z.Meta u gjykua dhe Gjykata e nxori të pafajshëm,
    Megjithate, PS në opozitë me në krye z.Rama, nisur pikërisht nga kjo ngjarje, organizoi protestën e dhunëshme me pasoja fatale të 21 janarit.
    Dy vjet pas kësaj ngjarje, “i akuzuari për korrupsion”, kryetar i LSI, z. Meta, bëri me një darkë “të ngjalave” një marëveshje me Ramën e dy partitë, PS e LSI kaluan në pushtet në një koalicion të përbashkët.
    Gjatë këtij mandati, z.Meta u zgjodh kryetar i Kuvendit e LSI qeverisi sëbashku me PS.
    Ajo që i vuri përsëri kundër Ramën me Metën, ishte reforma kushtetuese për të filluar reformën e madhe të drejtësisë.
    Në mandatin e dytë të Ramës, z.Meta pati mëdyshje e pati ndonjë moment kur ishte i gatshëm që sëbashku me Ramën u tregua i gatshëm të hynte në zgjedhje , pa opozitën . Pra të bënte pikërisht ate që ndodhi në 30 qershor.
    Historia e mandatit të dytë të Ramës me president Metën e LSI në opozitë, është më e freskët e nuk ja vlen ta rikujtojmë.
    Lidhur me farsën e sotme të paraqitjes së tij në komisionin hetimor të Kuvendit, të bie në sy fakti që këtë komision e drejton z. Hulusi Manja, që është njëkohësisht edhe kryetari i komisionit të ligjeve në Kuvend.
    Janë të freskëta për publikun shqiptar, përgjimet e publikuar nga gazeta Bild, ku z.Manja del ku e ku më i demaskuar se përgjimi i dikurshëm i Metës, lidhur me zgjedhjet lokale në Dibër, e ky zotëria, jo vetëm që nuk ka dhënë dorheqjen apo të jetë thirrur nga drejtësia, por paradoksalisht , ka marë tagrin të jetë kryetar i komisionit hetues për presidentin, që paskej bërë fajin “e rëndë” që u përpoq të shtynte zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit.
    E miratoj qëndrimin kritik të Bushatit për këtë farsën “paqësore” të kësaj seance të komisionit të Kuvendit, por për mendimin tim, kur mer përsipër për të analizuar një ngjarje, nukd duhen thënë vetëm disa të vërteta duke injoruar disa të tjera, por për të shkuar tek pasoja, duhen zhbiruar të gjitha shkaqet.

  2. Te gjitha replikat e Metes me Ramen Jane lojra qe luhen kunder Bashes . Te dy Meta dhe Rama duan te eleminiojne Bashen per qellime te ndryshme Meta luften e nenedheshme e ka kunder Rames per te mar PS dhe dobesuar Bashen dhe Rama per te eleminuar Bashen edhe Meten . Te dy frikesohen nga Basha sepse ka mbeshtetjen e qeverive kryesore te Europes si Germania ,Anglia ,Hollanda ,Franca ,Danimarka ,Belgjika , Italia

  3. Mua m’u duk si perurimi i nje aleance tjeter te turpshme. PD nuk ka asnje arsye te ndjeke nga pas kete karagjoz, qe ka nxjerre 3 dekrete per te njejten gje, qe ka bere tre shfaqje prej kllouni ne presidence dhe qe tani shkon pa pike turpi dhe hiqet si shtetare para ca njerezve qe cfare nuk i ka thene. Ky e ka problemin te zgjidhur, sepse 90% te atyre qe thote ia le arkeologeve, por ata qe e marrin veten seriozisht duhet ta perbuzin kete gaztor, qe po na detyrojne ta shohim si president. Shkarkojeni aman!

  4. Hahaha ,sado te mos ndajme te njejtat pikepamje politike me Meten (qe eshte aleat i ngushte me doktorin) duhet pranuar se ai eshte politikan me pervoje dhe nuk ndermerr veprime vetedemtuese si bojkoti i zgjedhjeve , djegie e mandatit ashtu sic i dogji shqupi mandatet duke ngelur pa perfaqesim brenda institucioneve .

    1. Akoma me idiotësinë e epitetit alla Rama, “SHQUP-i” për Partinë Demokratike që ndryshoi sistemin në Shqipëri nga sistem njëpartiak diktatorial komunist në sistem demokratik pluralist ?
      Edi Rama meqë nuk gjente dot asnjë motiv për ta akuzuar Partinë Demokratike që rrëzoi ish Partinë e Punës, partinë e babait e dajës së tij,, kujton se po e tall PD duke e quajtur me inicialet e emrit të godinës ku ajo ka sot selinë, Shtëpia Qëmdrore e Ushtrisë Popullore , (SHQUP).
      Papagej injorantë , militantë të PS, e përsërisin fjalën shqupi, edhe pa e ditur fare se çfarë lidhje ka kjo fjalë me Partinë Demokratike, duke haruar se selite e PS vazhdojnë të jenë ish Komitetet famëkeqe kriminale të PP

  5. JO VETEM RA NE KURTHIN E EKOMISIONIT PRA MAZHORANCES POR PO PERCAN DHE OPOZITEN PRA DELQE KA PUNUAR KUNDER OPOZITES PRA DEL I PA BES NE LIDHJE ME BASHEN DHE BERISHEN PRA ME PD KJO PD,BERISHA -BASHA E SHPETUAN NGA BURGU NE KURRIZ TE DEMOKRATEVE AI QENDROJ NE PUSHTET QE NE FAKET U KAP ME PRESH NE DORE NJE MENYRE APO TJETER U BE 21 JANARI PER FAJ TE KETIJ DHE PD,BASHA PAGUAJNE DHE SOT HARAC PER KETE NGJARJE PRA KY E GOTITI NE PALC PD,BASHEN NE DY RASTE

  6. Mbase Bushati harron se Meta ben pjese ne kete establishment..Pra nuk mxund te delegjitimoje vetveten. Ai do gjeje nje menyre per te vazhduar te beje “lojen” e tij.

  7. He more nje hajdut President,keni pak respekt per kete “komandant” hajdutesh.Asgje nuk ndryshon nqs e heqin apo nuk e heqin,Bushati prap do te shkruaje nga plazhi dokrra me kolloqifte.

  8. Ra ?! ceshte ky naivitet apo mohim i te vertetes tipike e socialismit sorosian. nxirre ndonjehere koken nga bytha. likja rri e sheh dhe pastaj vepron per interesin e vet. ju i beni fresk vet ktyre legenave o analista.

  9. Nje president i vogel dhe pa pike horizonti,tamam kacak varganesh,nje pleh.Eh sikur ti benin nje gjyq se si milet shteti dhe Bushati te na jepte me Shkularin se si behet pasuria nga nje xhuxh i magjishem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu