• |
ide | kryesore

Euro 2020: Shqipëri-Islandë, Edy Reja zbret me gjashtë ndryshime në fushë

Sport



Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja do të bëjë gjashtë zëvendësime për sfidën ndaj Islandës, sot në 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Lojtarët që do të qëndrojnë në stol do të jenë: Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj.

Në variantin taktik 3-5-2 me Strakoshën në portë, do të zbresin në fushë: në mbrojtje Ismajli, Hysaj, Gjimshiti dhe Demarku në qendër të mbrojtjes. Për sa i takon mesit të fushës do të jetë Lenjani, Bare i konfirmuar, Klaus, Gjasula dhe Memushaj. Në sulm do të jetë dyshja Manaj-Cikalleshi.

Nga ana tjeter, trajneri Hamren zbret me këtë formacion në fushë, ISLANDA: Halldorson, Harmanson, R.Sigurdson, Arnason, Skulason, Sigurjonson, Bjarnason, Hallfredson, Gunarson, G.Sigurdson, Bodvarson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *