• |
ide | kryesore

Statuja e ndërtuar në 2016 më në fund vendoset: Ibrahimovic “kthehet” në Malmoe

Sport



Zlatan Ibrahimovic nuk e ka fshehur kurrë: një ditë do të kthehet në Malmoe. Ajo ditë do të jetë 8 tetori 2019, në Stadiontorget mes impiantit të ri e të vjetër të skuadrës që e rriti: pikërisht aty do të inaugurohet statuja e Zlatan. Tani është zyrtare dhe countdoën ka nisurn në atë zonë, pasi fillimisht qëllimi i federatës suedeze ishte të vendoste statujën jashtë Friends Arena të Stokolmit, pa sukses.

Që nga 2016 në fakt monumenti i kampionit suedez është gati, e kjo është bërë publike në rastin e dorëzimit të Topit të artë kombëtar, kur ishte parashikuar pozicionimi jashtë Friends Arena, ku luan kombëtarja verdheblu. Gjërat në fakt u zgjatën dhe ndryshuan rrugës, por tani u mor një vendim: Malmoe, 8 tetor, për entuziazmin e vetë Ibrahimovic. “Jam shumë i lumtur që statuja ime do të jetë në Malmoe, qyteti im i lindjes. Ishte dëshira ime që nga momenti i parë. Në këtë qytet nisi gjithcka dhe aty kam lënë zemrën”.

37 vjecari, tani kapiten i LA Galaxy në MLS pritet të jetë në ceremoninë e inugurimit bashkë me personalitetet më të rëndësishme të qytetit: “Jam krenar, është një moment i rëndësishëm për mua”. Statuja është gati prej kohësh, peshon disa ton dhe është më e lartë se tre metra; do të qendrjë përballë stadiumit të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *