• |
ide | kryesore

Rekordi CR7: është goleadori më i mirë në kualifikueset europiane

Sport



Cristiano Ronaldo nuk resht kurrë së mahnituri dhe vendos një tjetër rekord, të panumërtin në karrierën e tij të paimitueshme. Me pokerin që shënoi ndaj Lituanisë (93 gola në Kombëtare, 32 në 27 ndeshjet e fundit me fanellën e Portugalisë), fenomeni portugez ka kaluar irlandezin Robbie Keane (23 gola), duke u bërë lojtari me më shumë gola në kualifikueset europiane (25). Tani objektivi i ardhshëm për CR7, që është shënuesi më i mirë europian, janë 100 golat me fanellën luzitane.

Njeriu i rekordeve. Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë tabù e të marrë kryesime, si në nivel klubi ashtu dhe me Kombëtaren. Pesë herë Topi i Artë (rekord që e ndan me Lionel Messi), është i vetmi futbollist që ka shënuar të paktën një gol në 4 Europiane (2004, 2008, 2012, 2016) e 4 Botërorë (2006, 2010, 2014, 2018) radhazi. Është gjithashtu edhe lojtari që ka shënuar më shumë gola (34) në Europian, përfshirë kualifikueset e që ka luajtur më shumë ndeshje (21) në fazën finale të turneut kontinental.

Skena që ekzalton më shumë CR7 është padyshim ajo e Champions League. Me 127 gola është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kompeticion dhe është i vetmi lojtar që ka fituar për 7 herë klasifikimin e shënuesve të Champions League (2007-2008, 2012-2013, 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016, 2016-2017, 2017-2018). Vetëm portugezi ka shënuar në tre finale, e është i vetmi që ka shënuar të paktën 10 gola për 7 sezone radhazi (2011-2012, 2012-2013, 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016, 2016-2017, 2017-2018) e është ai që, në sezonin 2013-2014, ka realizuar numrin më të lartë të golave (17) në një edicion të vetëm të Kupës së Kampioneve/Champions League. Asnjë në kupën më prestigjoze nuk ka realizuar më shumë dygolësha se ai (35), ndërsa me rivalin e përjetshëm Messi ndan vendin e parë të tri golëshave (8).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *