• |
ide | kryesore

Gjiganti Haland: një gol çdo 43′: gjysma e Europës në ndjekje të 19 vjeçarit

Sport



Erling Braut Haaland ka lirshmërinë e një djaloshi 19 vjeçar. “Të gjithë e pamë Ajax vitin e kaluar, do ishte bukur të bënin si ata: është e vështirë, por gjithcka ësht e mundur”. Salsburg shkatërroi 6-2 Genk e në vetëm një pjesë loje gjiganti 194 centimetra shënoi tre herë në debutimin në Champions League. Një përrallë e vërtetë. “Kishim fituar 7-2 ndeshjen e fundit të kampionatit e kjo do të thotë se jemi të fortë. Thonë se për ne Liga austriake është e lehtë. Epo ja, fituam edhe në Champions”.

Këto tre gola ndoshta kanë shërbyer për të përforcuar bindjen, por Haaland ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishme europiane. I ardhur tek Salsburg prej pak kohe, bëri prezantimin e tij në përballjen e dyfishtë në Europa League të sezonit të kaluar kundër Napolit, duke luajtur vetëm 5 minuta në fitoren 3-1 të austriakëve në kthim.

Por bota e futbollit u kujtua për të në maj, kur në një ndeshje të vetme i shënoi 9 gola Hondurasit me fanellën e Norvegjisë në Botërorin Under 20, por ajo që bëri të martën ka një tjetër shije për të e tjetër peshë për ata që e shohin. “Gjëja më e çmendur e jetës sime: më ishte ngritur lëkura përpjetë kur hyra në fushë”.

Por jo sepse nuk është mësuar të bëjë gola. Lëvizje prej qendërsulmuesi të vërtetë, shpejtësi, fizik imponues: ndaj Genk shënoi tre gola, dy gati fotokopje, por ajo që impresionon më shumë është se nga fillimi i sezonit ka realizuar katër tregolësha për një total prej 17 gola në 9 ndeshje, një cdo 43 minuta, duke i shtuar shifrave edhe 5 asist. Pas tregolëshit të parë në kampionat ndaj Wolfsberg, bëri shaka: “Sot topi i ndeshjes do të jetë e fejuara ime”. Por ndryshoi 4 në 40 ditë: Hartberg, Parndorf e në fund Genk kanë qenë viktimat e urisë së tij për gol.

Interesante të mendosh që në 2018 i është ofruar Romës, Inter e Juventus në janar për 3-4 milionë, kur luante për Molde. Salsburg e mori për 5 e tani vlen 12, por me këto ritme dhe me interesin e gjysmës së Europës për gjigantin norvegjez vlera mund të rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *