• |
ide | kryesore

Liam Payne dëshiron rikthimin e One Direction

Paparazzi, Slider
one-direction-tutti1.jpg



Këngëtari anglez, Liam Payne, është kthyer në djaloshin më të pëlqyer të grupit “One Direction”.

Po ai ka pranuar se jeta në “One Direction” ishte “toksike” dhe ka zbuluar se ai eshte zene me shokun e tij të të njëjtit grup, Louis Tomlinson. Drama e fshehtë prapa skenave ishte që ai dhe Louis “absolutisht e urrenin njëri-tjetrin”.Liam gjithashtu foli sinqerisht për anën e errët të jetës në grup, gjë që e çoi atë të luftonte me shëndetin e tij mendor.Në një moment, ankthi i 26-vjeçarit ishte aq ekstrem sa nuk donte të dilte nga shtëpia, por u detyrua të dilte në skenë dhe të performojë para mijëra njerëzve.

Në mëngjesin e ‘Hits Radio’, Liam bëri zbulimin befasues për ‘luftën’ e tij me Louis.

“Kur ishim në grup, ndjehej një lloj i tillë, sepse ai ishte më i moshuari dhe sepse unë do të këndoja për mjaft kohë, të dy u futëm në një pozitë të çuditshme”, tha ai. “Ai dëshironte të bëhej udhëheqësi dhe unë po bëja gjërat e mia. Kështu që, në fillim nuk u morëm vesh fare”. “Ne e urrenim absolutisht njëri-tjetrin, ishte aq qesharak. Në të vërtetë i keq. Ne e fshehëm mirë këtë”.I pyetur nëse Payne dëshiron të ribashkohet me “One Direction”, këngëtari thotë se është një dëshirë e tij, pavarësisht problemeve që kishin.

“A do të doja të ktheheshim së bashku? Po, patjetër. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse ne nuk mundemi.

Grupi u nda në vitin 2016, gjashtë vjet pasi u formua në ‘X Factor’, dhe të gjithë ata kanë ndjekur projekte solo muzikore që nga ajo kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *