• |
ide | kryesore

Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik

2, Ide

E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment të mediave të reja, për të justifikuar një përzjerje deliri dhe frike që kaploi të dielën në darkë me dhjetra mijëra qytetarë. Vërshimin e tyre irracional në rrugët dhe autostradat përreth Tiranës, tmerrin e nxitur nga një dalldi kolektive kryeministri, ministrja e mbrojtjes edhe ai i rendit e panë si pasojë e dy reporterëve të ngratë që policia shkoi ti ndalonte në mes të natës.

Sipas gjithë kupolës së rilindjes, fakti që një popull i tërë, i shumëzoi me zero vitet e arsimimit, orët në klasat e shkencave ekzakte, dokumentarët e eksplorerit dhe filloi të besonte se tërmetet qenkërkan të parashikueshëm, ishte mëkati i disa mediave on line.

Lexo me tej:

Fotot e panikut/Frika nga tërmeti mbushi rrugët e Tiranës

Natyrisht, kolegët tanë nuk qenë pa faj. Ata janë viktima të një sistemi të ngritur gabim ku diktatura e shpejtësisë ka bërë të harrohet saktësia. Ata janë pre e redaksive të varfëra, që punojnë me pak gazetarë, sepse portalet janë të vetmet media të taksuara egërsisht nga kjo qeverisje. Ata janë ‘bisha” në një luftë të egër mbijetese, ku informimi i drejtë dhe i ndershëm kalon në plan të fundit.

Si të tillë, shpesh më shumë se nga ligësia, Fake News prodhohen nga padituria dhe mungesa e profesionalizmit. Kjo është koha që të gjitha mediat e reja, përfshirë edhe ne të Lapsit, të shohim nga vetja, të mëtojmë standarte të reja dhe të kërkojmë falje sa herë nuk jemi gjendur në lartësinë e misionit tonë.

Por, prej këtu, të arish të abstragosh siç bën qeveria, se paranoja çmendurake që kaploi të dielën në mbrëmje mbarë Tiranën ishte e nxitur nga mediat, është qesharake. Madje tentativa e Ramës për të parë në këtë gjurulldi, një akt kriminal që tentonte të nxiste panik është po aq marrëzi sa ajo e çdo burri që rendte mbrëmë mbi trotuare me kanotjere dhe brekë fanellate.

Nëse këto media anti qeveritare do të kishin këtë fuqi në publik, nëse ato do të kishin pasur një të qindën e forcës për këtë shplarje truri kolektive, ne nuk do të ishim duke dëgjuar ende sot broçkulla si këto të kryerilindasit. Do qemë çliruar me kohë nga marrëzitë që transmeton pafundësisht ERTV.

Po atëherë, kur dalldia e djeshme nuk mund të shkaktohej nga disa lajme online, përse Rama nxitoi ta vërë gishtin mbi to?

Përgjigjja mund të jetë e komplikuar. Ajo mund të lidhet me paranojën e një lideri të sëmurë që nuk e shpjegon dot ngritjen e turmave jashtë kontrollit të tij. Ajo mund të shpjegohet me vetembrojtjen automatike për të larguar përgjegjësinë nga vetja. Ajo mund të justifikohet me tentativën për të fshehur mungesën e përgatitjes së shtetit.

Por, mbi të gjitha, është e mundur se ajo ka të bëjë me një sjelle tashmë të shndërruar në instikt tek rilindja: atë për të gjetur në çdo ngjarje një armik. Aktivizimi i menjëhershëm i këtij instikti e shty Ramën të denonconte një strategji kriminale, që kishte si qëllim të paramenduar panikimin e popullsisë. Ajo i bëri dy nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë të përsërisnin të njëjtin refren bajat.

Në thelb, ajo është e ngjashme me mënyrën si janë sjellë rilindasit pas çdo ngjarje të madhe që ka ndodhur në këtë vend. Edhe kur kapet një vjedhje qindra milionshe e një koncesioni, armiku është opozita që do të nxijë imazhin e vendit edhe kur plas një skandal, fajin e kanë mediat e kazanit që e fryjnë raportimin edhe kur kapet drogë në Holandë, fajin e kanë holandezët që ekzagjerojnë, kaundër nesh, një zanat të cilin e kanë ngritur në mjeshtëri vetë, edhe kur një rilindas përdhunon një vajzë, fajin e ka Berisha që zbulon identitetin e viktimës.

Pikërisht ky mekanizën i identifikimit të një armiku, u vu në lëvizje edhe pas dalldisë kolektive që kaploi kryeqytetastit mbrëmë. Raporti absurd i një dashurie urrejtje me armikun e radhës, pa të cilin tashmë nuk mund të jetojnë, i nxiti automatikisht rilindasit ta arsyetojnë rendjen marroke të njerzëve dhe automobilëve në mes të natës, me fake news që prodhuan dy reporterë.

Dhe këtu, absurdit kolektiv i mbishtohet edhe absurdi i pushtetit. Sepse sikur mos mjaftonte pashpjegueshmëria e komportimit primitiv të një pjese të popullatës, Rama do të na bëjë të besojmë, se ajo u shkaktua nga mediat armike që patën si qëllim të ngjallnin panik.    

©Lapsi.al

21 Comments

    1. Shkrimi më I turpshëm I Bushatit. Në çdo vend perendimor Qimja dhe gazetaret e tij do te perfundonin në burg për një kohe te gjate. Justifikimi qe Bushati dhe minimizimi si gjoja nje gabim njerezor I dy gazetareve te Qimes eshte sa i pacipë aq edhe djallëzor. Qendrimi I Bushatit pastaj që gjithë fajin e ka Rama eshte identik me atë të fajit e ka Belisha – nderkohe që mender mediat online te tipit syri e Lapsi nuk Kane asnjë ndryshim me qytetarin Dixhital te merhumit nga Viçidoli. Pra ka nje te vertete që Viçidolasi vazhdon e do te vazhdoj te destabilisoje Shqiperine me çdo mjet e menyre – often edhe duke perhapur ne mender mediat online kulturen e Fake news dhe terrorit dizinformues te tipit te Fox News për te nxire e denigruar çdo gje te mirë e pozitive në Shqiperi. Edhe këto shkrime te Bushatit për veç perpjekejes idiote për tu marrë me Ramen , me çdo kusht e në çdo rast, edhe kur çeshtja ka te beje me një akt terrorist, në fakt I bejne favorin me te madh Ramës. Pasi edhe kur Bushati ben kritik te qelluar ndaj Rames ai e ka humbur te drejten për tu marrë seriozisht.
      Bushati eshte a quintessential “Idiot I (pa)dobishëm.

  1. Po cfare duhet te themi per Kopilin nga Terpani EriBibilushit qe ne 21 janar 2011 i lyente kokat me boje te kuqe mercenareve te TomDoshit qe te dukej si gjak dhe me pas mbushi gjithe mediat e huaja dhe ambasadat me genjeshtren monstruoze per gjoja rrembimin dhe nxjerrjen e femijes nga barku te Griseldes, bashkejetueses se Roshit si e si per te nxire imazhin e Shqiperise dhe ska kerkuar asnjehere ndjese ky monster pederast, qe edhe per Teatrin Kombetar tha qe perben rrezik shembje!

  2. Pertej mekateve te Rames, nuk mund te besh gabim shpejtesie duke i thene tjetrit se do vdesesh, apo do humbesh pasurine e nje jete. Te besh gare dhe te kerkosh klikime edhe me punet e termetit eshte cmenduri. Te gjithe e dime si reagojne njerezit ne panik dhe qe panikun publik mund ta shkaktoje cdo idiot qe flet si autoritet. Rrugeve te Tiranes dje, jane leshuar edhe inxhiniere apo fizikante. Ne situata te tilla arsyeja e humb shkelqimin. Te varrosesh te gjithe kredibilitetin per ca klikime? !! Rama prandaj e beri te madhe, sepse ishin media opozitare. Ne kete menyre i beri palaco, me meriten e vet mediave ne fakt. Njerezit e mire duhet t’i bojkotojne ca kohe keto media, qe t’i vije mendja dhe mos bejne me idiotesi te tilla. Gabimi paguhet!

      1. Top channel i’u referua sizmiologut grek. Ne interviste greku nuk tha termet shkaterrimtar, por termet me i vogel, qe mund te kete pasoja shkaterrimtare vetem per godinat tashme te prekura. E theksoi shume qarte qe termeti i te shtunes ishte me i madhi. Po ta kishin cituar sakte, nuk do kishte vend per panik, sepse njerezit e godinave te prekura ishin larguar ne mase. Portalet e pranojne vete qe i’u referuan rrjeteve sociale dhe jo sizmiologut. Si mund t’i referohesh rrjeteve sociale? Nuk ishte lajmi i pare i rreme qe dhane per termetin, keshtu qe nuk duket pune e pafajshme.

        1. Ne rregull, por FAKTET KOKEFORTE ttefoj e se Policia e Fushesë bastisi ne zyren e Syri.net dhe jo ne Blushiecenvete.al

          1. Une nuk besoj tek nderhyrja e shtetit tek fjala apo mashtrimi i lire. Prandaj thashe bojkot, sepse demin dhe mashtrimin ia bene atyre qe i lexojne dhe jo qeverise. Keq me vjen, sepse i lexoj si te gjithe kundershtaret e qeverise, por keto portale nuk kane nevoje per ndihme as nga Topi dhe as nga askush per te mashtruar per klikime, apo qellime te tjera.
            P.s Mos i ngaterrojme revolucionaret e hashashit ne qeveri me ato franceze.

        2. Po pse pikerisht vetem atehere u dha lajmi qe do mbyllen shkollat?! ik o Neri se me duket se qenke Ner Fusha dhe te ka ik truri qe su shemb Teatri dhe ngaqe te dogji qulli i fryn kosit dmth Qim Pekes!

          1. Kesaj i thone te behesh naiv me zor, o Endrit. Nuk zbriten njerezit nga kati 15 nga frika e permbytjeve, apo ngaqe u mbyllen shkollat. Zbriten sepse u tha do bjere termet 6 balle ne oren 23:30. Mashtrimet e Cimit per leket e klikimeve, nuk e rrezojne qeverine. Po ky Cimi te shtunen tha qe vdiqen shume njerez tek shkembi kavajes. Te dhitesh deri ne brez per ca klikime, pervec se lakmitar, te nxjerr dhe budall.

  3. Nuk e ka hallin Rama se këta gazetarë duke transmetuar këtë lajm të dyshimtë, kanë nxitur panikun e qytetarëve nga tërmeti.
    Tek liderët me prirje diktatoriale ndikon psikollogjia paranoiake e frikës.
    Sigurisht që është tmeruar Rama në Frankfurt kur mori vesh lajmin e tërmetit, pasi e di që nuk i ka aftësitë e mundësitë për të përballuar të tilla ngjarje .
    Por Ramës i ka hyrë frika e një tërmeti tjetër që ka filluar që në fund të vitit të kaluar e që lidhet dirrekt me personin e tij..
    Janë protestat e fuqishme që filluan nga artistët e Teatrit, banorët e Astirit e furtuna e studentëve, protesta që u zgjeruan në fillim të këtij viti me pjesmarjen e qindra mijë njerëzve që thërrisnin para kryeministrisë e parlamentit me kërkesën “Rama ik”, tërmeti që ja ka frikën më shumë.
    Duke mos i futur dot në burg gjithë gazetarët e gjithë protestuesit që e kanë akuzuar si shkatërues të Shqipërisë, kur e pa se tërmeti nuk bëri dëme shumë të mëdha, po e përdor edhe tërmetin për të tërhequr vëmendjen nga vetja, për tju sulur “kazanit” të gazetarëve për ti arrestuar si “shpifës”.

  4. Nuk e ka hallin Rama se këta gazetarë duke transmetuar këtë lajm të dyshimtë, kanë nxitur panikun e qytetarëve nga tërmeti.
    Tek liderët me prirje diktatoriale ndikon psikollogjia paranoiake e frikës.
    Sigurisht që është tmeruar Rama në Frankfurt kur mori vesh lajmin e tërmetit, pasi e di që nuk i ka aftësitë e mundësitë për të përballuar të tilla ngjarje .
    Por Ramës i ka hyrë frika e një tërmeti tjetër që ka filluar që në fund të vitit të kaluar e që lidhet dirrekt me personin e tij..
    Janë protestat e fuqishme që filluan nga artistët e Teatrit, banorët e Astirit e furtuna e studentëve, protesta që u zgjeruan në fillim të këtij viti me pjesmarjen e qindra mijë njerëzve që thërrisnin para kryeministrisë e parlamentit me kërkesën “Rama ik”, tërmeti që ja ka frikën më shumë.
    Duke mos i futur dot në burg gjithë gazetarët e gjithë protestuesit që e kanë akuzuar si shkatërues të Shqipërisë, kur e pa se tërmeti nuk bëri dëme shumë të mëdha, po e përdor edhe tërmetin për të tërhequr vëmendjen nga vetja, për tju sulur “kazanit” të gazetarëve për ti arrestuar si “shpifës”.

  5. SHBA me fuqine e saj gjigande nuk i pjerdh perpjekjet e mjera per te ndalur SPAK dhe BKH . Perpjekjet e kota te te korrupruarve me fake news ,pseudorevolucione bolsheviko kapitaliste ,mashtrime ,genjeshtra nuk e ndalin dot fuqine e SHBA .

  6. Po pse nuk degjojne njerezit dhe ato qe thote Syri.net per Ramen , po degjon vetem keto? Njerezit jane te prirur te besojne ato qe duan . Ndersa tani ishte ne mes dhe frika e asaj qe paten kaluar. Dhe kjo solli panikun . Lajmi kish qarkulluar dhe me pare . Ama ne rruge dolen kur ra termeti pas ores 10 te mbremjes

  7. Ne fakt, perhapja ne rrjetet sociale e lajmit te rreme se do kete nje termet te fuqishem, me duket e qellimshme. Dihet qe nje pjese te lajmeve portalet e marrin nga rrjetet sociale dhe kji eshte shfrytezuar per t’i shpallur lufte portaleve me te njekten menyre si bomba ne Ambasaden e BRSS. Dihej qe sot do kishte nje lincim te attre qe perhapen lajmin dhe do jete shume me e lehte te aprovohet ligji i mbetur ne sirtar per momentin. Kur me qindra mijra njerez mbreme besuan se u parashikua ora dhe fuqia e nje termeti, merreni me mend se sa do jete numri i atyre qe do besojne realisht se fajo eshte i portaleve dhe se ata (pprtalet) duhen zhdukur (ose ridimensionuar) per kete arsye. Por edhe ketu duhen pare disa detaje. Nese me te vertete keta portale kane gjithevkete “fuqi”, jo vetem qe duhen denuar, por edhe perbejne nje rrezik te madh per pushtetin. Nje dite te bukur, a nuk do mundeshin ata te therrisnin qindra mijra njerez qe te ngriheshin kunder pushtetit? Natyrisht duket pak si e pabesueshme, por pushtetet autoritare kane te njejtin panik si edhe ai i njerezve mbreme nga termeti. Nga ana tjeter, ka edhe budallenj te atille, qe per t’i rene ne sy sa me shume dhe per t’u bere sa me te besueshem para shefit te tyre, flasin per SPAK dhe BKH, sikur pengesa per ngritjen e ketyrw institucioneve vjen nga ajo qe ndodhi mbreme dhe jo nga pushteti aktual. Do kete te atille dhe edge zgjedhjen e PPP (prolurorit) ne viton 2017, do ia atribuojne panikut te mbremshem dhe qendrimin e saj ne krye te organit per 2 vjet kur z. Manja dhe nje aradhe deputetesh rilimdore paten premtuar se nuk do qendroje me shume se dy tre muaj ne ate detyre, do t’ia mbeshin portaleve te ndryshme. Pastaj kushedi se sa genjeshtra dhe premtime te pambajtura nga KM dhe shpura e tij, do thene se kane ardhur si pasoje e portaleve dhe e termeteve. Do ia degjoni krismen ne ERTV, mos u shqetesoni per ate pune

    1. Argumentet dhe arsyetimin e ke krejt në regull, por më duket se ti shkruan sikur edvini do të jetë në pushtet edhe të paktën për nja 5 vjet të tjera, gjë që nuk mund të jetë e vërtetë se përndryshe duhet tia mbathim të gjithë sa pa na shdëruar në skllevër.

  8. Po pyesja vehten, nese duhen ndeshkuar portalet per panikun e mbremshem qe nuk zgjati me shume se dy ore, a duhen ndeshkuar njerezit,te cilet me panikun qe kane mbjelle, kane bere qe te largohen mbi 500 mije njerez nga ky vend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu