• |
ide | kryesore

Miranda Kerr, masa ekstreme për shëndetin e saj

Paparazzi, Slider



Në maj të këtij viti, modelja Miranda Kerr dha një intervistë për një revistë bukurie rreth masave ekstreme që ndërmerr  për t’u ndjerë e shëndetshme në shtëpi.

Miranda – e cila është e martuar me CEO e Snapchat Evan Spiegel – tha për NewBeauty Magazine: “Kam detektorin EMF (e fushës elektromagnetike) që i kap valët në ajër. Kam kontrolluar gjithë shtëpinë nga një profesionist.”

“Kemi ngjitëset që vendosen pas celularit për rrezatimin,” vijoi ajo. Gjithashtu, ka një buton që “fik gjithë elektricitetin në shtëpi gjatë natës, me përjashtim të frigoriferit dhe kamerave të sigurisë.”

Modelja ka edhe një filtër uji alkalin që rrit pehashin e ujit në shtëpi. “Por nuk e dua shumë alkalin sepse stomaku ka nevojë për acid që të tresë ushqimin.”

Dhe, përdor “Palo Santo” (një lloj druri) për të pastruar energjinë e hapësirës dhe difuzorë me vajëra esencialë, në varësi të rrethanave.

Shtëpia e çiftit mendohet të jetë blerë 12 milionë dollarë në 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *