• |
ide | kryesore

Përfaqësuesi i opozitës në tryezën e OSBE tregon kushtet dhe më pas largohet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi mbajti fjalën në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso u largua nga tryeza. Para se të largohej ai bisedoi edhe me ambasadorin e OSBE-së.

Përfaqësuesi i selisë blu ishte në tryezë vetëm për të mbajtur fjalimin, të cilin e referoi  para të pranishmëve pak minuta më parë.

Çfarë tha Kaso në konferencë?

Përfaqësuesi i opozitës në konferencën për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE, Ivi Kaso, shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme.

Kjo është pika e parë e qëndrimit të opozitës, që u bë e njohur nga sekretari demokrat për çështjet zgjedhore.

Opozita konsideron se personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi.

“Për këtë arsye-thuhet në qendrimin e opozitës së bashkuar,- reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Në qendrimin e saj zyrtar, opozita nuk e njeh legjitimitetin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Duke e cilësuar si një organ që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve, pasi ka dalë nga zgjedhjet e blera me krimin në 20017-ën, qendrimi i opozitës për mosnjohjen e këtij komisioni ëhstë i qartë:

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.”- thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës për reformën zgjedhore.

Propozimi i opozitës për zgjidhjen e këtij problemi është ngritja e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson drejt elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqssues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.”- thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.

Ky qëndrim ka në përbërje 5 çështje kryesore që opozita i shikon si një rrugë e mirë për të zgjidhur problemin e refomës zgjedhore, një nga kushtet kryesore për nisjen e negociatave.



6 Comments

  1. ”’ Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.””’
    Do kete referendum ?
    Pra produkti i reformes zgjedhore nuk do kaloje ne parlament per 2/3 e votave sic e parashikon kushtetuta ? ?

    Po presidenti i madh Meta , si mbrojtesi i kushtetutes, cfare thote . Do ti mbylli ai syte kur te shkelet ligji themelor i kushtetutes per procesin e zgjedhjeve ?

  2. Hahahahah Ivi Kaso ja dhjevet prape Europes dhe Amerikes.Me kujtove ate gjigandin e nxjerre nga rradhet tuaja mallkuesin nr-2 Neritan Ceken kur ja dhjeu Tao Taos.Ju ka ngel ora ne 91-n por se ktheni me dot rroten e historise pas.Moret fund bashke me plakun Mere

  3. O Mitrozeno ! nuk po shikon se kur po jeton , ne mizerje . Lere plakun Mere ne punen e tije se ky plaku Mere te hoqi vizat me europen , ku zotrote leviz kur te doje ne per europe Ne shqipetaret kemi nje vecori po ne nere ndere (po ma dhe mall si toke ,shtepi , po ma rrite rrogat , po ma rrite pensionet ne te veme flaken , ne nuk te japim voten ,ne votojme , batakcinje , hajduter ,imoral qe kembejne grate me njeri tjetrin. Ne te duam , votojme kur te japin buken me cfurkun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *