• |
ide | kryesore

Skandali i Bruno Fernandes, fyerje shokëve të Sporting: “Bij k…”

Sport



“Firmosin për një vit, marrin paratë e ikin, bijtë e k…”. Një audio e publikuar nga ‘Marca’ që i atribuohet Bruno Fernandes ndan në mes dhomat e zhveshjes së Sporting Lisbone, që po përjeton një fillim kampionati të tmerrshëm: bardhejeshilët janë në vendin e 8 në kampionatin portugez, nuk fitojnë nga 25 gushti e kanë ndërruar deri tani dy trajnerë. U shkarkua në fillim të shtatorit hollandezi Keizer, që vitin e kaluar mori vendin e Peseiro e mbylli sezonin në vendin e tretë, ndërsa aventura e Leonel Pontes zgjati vetëm 6 javë e më pas arriti eksperti Silas.

Ndrydhja psikologjike për mungesën e rezultateve është e dukshme në Lisbonë, si tek tifozët ashtu dhe vetë lojtarët, me kapitenin Bruno Fernandes që po ia bën të qartë të gjithëve: mesfushori pasi bëri xhiron e botës me thyerjen e dy dyerve të dhomave të zhveshjes, në javët e kaluara, është zbuluar nga CMTV që ka publikuar një mesazh audio me të cilin kapiteni sulmon ashpër sjelljen e disa prej shokëve të skuadrës, duke shpërthyer një stuhi të vërtetë mbi Sporting.

“Më mirë të mos them asgjë – ishin fjalët e lojtarit – Ndërshmërisht do të preferoja mos komentoja. Nuk mund të duroj sjelljen e disa lojtarëve. Ka lojtarë që nuk kanë karakter këtu. Nuk duan të jenë këtu, nuk duan të luajnë. E nëse nuk duan të qendrojnë këtu, të ikin! Të thonë që nuk duan të luajnë. Firmosin për një vit, marrin paratë dhe ikin, bijtë e k…. Cfarë sjellje është kjo?“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *