• |
ide | kryesore

Ish Miss Shqipëria tregon si zbuloi shtatëzaninë , ‘E pashë në ëndërr’

Paparazzi, Slider



Afroviti Goge ish Miss Shqipëria  nga Durrësi  e ftuar në emisionin e mbasdites ‘Ftesë në pesë’ ka treguar se e ka zbuluar shtatzëninë në një mënyrë sa të veçantë aq edhe të çuditshme.

Disa ditë para se të merrte testin e shtatzënisë, ajo ka parë një ëndërr ndërmjet së cilës është lajmëruar ardhja në jetë e një fëmije.
“Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamanë time. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtatzënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë”, tregoi ajo.Po ashtu Afroviti u shpreh se fillimisht e ka ndarë ëndrrën e saj me mamin e më pas me vjehrrën, e cila direkt ka dyshuar për një shtatzëni.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *