• |
ide | kryesore

“Si një fëmijë problematik…”: goditja për Pogba vjen andej nga nuk e pret

Sport



Mes Manchester United e Paul Pogba nuk ka patur kurrë dashuri pa kushte. Kontradiktave të francezit me Jose Mourinho sezonin e kaluar dhe tani me tifozët e Red Devils, i është shtuar edhe sulmi mediatik me kritikat e opinionistëve, që kanë acaruar edhë më shumë mardhënien. Mesfushori francez mbetet gjithnjë në shënjestër të medias: merkato e përfaqësimet e dobëta janë në rend të ditës.

Pas barazimit 1-1 me Arsenal, ka ndërhyrë për Optus Sport, Peter Schmeichel,portieri historik danez, që ka folur për provën e kampionit të botës me Francën e në përgjithësi mbi situatën në kampin e United pa kursyer komente të rënda.

“Po luan shumë, shumë në thellësi e nuk e kuptoj se kush është roli i tij në këtë skuadër. Jam dakord që janë kryer dy pasime pozitive të bëra prej tij në këtë ndeshje, por janë dy, jo 15. Shoh që Pogba është një problem për Manchester United, sepse merr aq shumë vëmendje si të ishte një fëmijë problematik abrenda skuadrës. Kur ke dikë që merr kaq shumë vëmendje nga gazetat duhet të kuptosh kush është roli i tij e cfarë do të bëjë për këtë skuadër. Për momentin, unë jam pak konfuz e nuk e kuptoj“.

“Mendoj se lojtarët që i luajnë përreth janë shumë të aftë, por shpesh ai nuk e kërkon topin dhe fshihet. Si bëri në pjesën e parë kundër Arsenal. Sigurisht nuk po luan në të njëjtën mënyrë si sezonin e kaluar. Tifozët nuk janë vërtetë shumë të lumtur me Pogba për të qenë të sinqertë. Njerëzve nuk i pëlqen Pogba, sepse nuk bën shumë për skuadrën. E kemi parë kualitetin e tij, përse nuk po e bën tek Manchester United? Duhet gjetur mënyra. Duhet punuar mbi këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *