• |
ide | kryesore

Stresi: Po përpiqem të kthehem sërish me Kejsin

Paparazzi, Slider



I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stresi reagoi për herë të parë në një intervistë televizive lidhur me lajmet për ndarjen nga Kejsi, lidhje që në fakt ka tërhequr vëmendjen e mediave për javë të tëra. Reperi nuk e mohoi faktin se për momentin ata nuk janë bashkë, por preferoi ta konsideronte këtë periudhë si kohë prove dhe reflektimi.

Sa i përket mendimeve dhe reagimeve të familjarëve, ai tregoi se këta të fundit “fajësojnë” atë vetë për çka ndodhi, pasi Kejsin e kanë vlerësuar prej fillimit dhe vazhdojnë ta.

Megjithatë në fund të intervistës, Stresi përmes një mesazhi tha se për njerëzit që duhen, ia vlen të luftohet gjithnjë, duke lënë të kuptohet se ai ende po përpiqet ta rifitojë Kejsin. “Unë po luftoj, por po luftoj në fshehtësi pastaj të bëhet ca të bëhet”, përfundoi Stresi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *