• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje 29-vjeçarin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në Lezhë.

Ka mbetur viktimë i riu Fatmir Pervataj, i cili ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga 19-vjeçari E. M.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa 29-vjeçari mësohet se ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Lezhës.

 

 


 

Lezhë / Informacion paraprak


 

 

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

 

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *