• |
ide | kryesore

Kjo është e dashura seksi e Don Phenom

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme, “Panoramaplus” publikoi foto të reperit Don Phenom, i cili shfaqej për herë të parë në publik me të dashurën e tij.

Ai ishte fotografuar me bukuroshen bjonde të cilën prej një viti apo më shumë, e kishte mbajtur larg syve të publikut.

Dyshja u fotografua gjatë koncertit të Capital T në Tiranë dhe të gjithë u bëmë kuriozë për identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Don Phenom-it.

“Anabel.al” ka zbuluar identitetin e vajzës në fjalë, e cila mesa duket është aktive në rrjete sociale.

Ajo quhet Anxhi dhe në pozat e saj shfaqet e veshur me marka luksi e bluza grafike, të cilat duket se janë të preferuarat e saj.

Madje, ajo ka publikuar edhe një foto ku Don Phenom duket pranë saj.

Don Phenom ende nuk ka reaguar pas këtyre lajmeve, ndërsa të gjithë po presim një konfirmim publik nga reperi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *