• |
ide | kryesore

Dita e të vërtetës: në Turqi luajmë gjithçka për gjithçka (formacioni, mungesat, klasifikimi e shanset post-Stamboll)

F1, Sport

Shqipëria është gati për ndeshjen që vendos fatet e kualifikimit. Asnjëherë më parë në këtë fushatë eleminatoresh kuqezinjtë e Edy Reja nuk kanë qenë në pozita të tilla: Turqi-Shqipëri është një ndeshje për jashtë ose brenda. E dinë shumë mirë këtë lojtarët, e di trajneri e ka të qartë edhe kundërshtari: “Kujdes nga Shqipëria, nuk është ajo e ndeshjes së parë” ishte deklarata alarmante e Senol Gunes përpara sfidës në Stamboll. E si për të mos e lënë cdo gjë në opinionin e kundërshtarit, tekniku Edy Reja legjitimon rëndësinë e 90 minutave kundër Turqisë: “Është Shansi ynë i fundit për kualifikimin në Euro 2020. Cdo rezultat tjetër do të jetë i panevojshëm në aspektin e kualifikimit”.

MUNGESAT – Përzgjedhja e Edy Rejas ka qenë e kujdesshme, e guximshme në ndonjë rast, por sidoqoftë më e mira e mundshme. Bënë zhurmë lënia jashtë listës së preferencave kapiteni Mërgim Mavraj e Armando Sadiku, ndërsa planet u komplikuan nga dëmtimi një ditë përara nisjes së grumbullimit të Elseid Hysaj, që doli KO në një contrast loje me Ansaldin në Torino-Napoli. Shkodrani do të mungojë për të paktën një muaj, por Kombëtarja kishte nevojë për mbrojtësin e djathtë sonte në mbrëmje më shumë se kurrë. Për dy përjashtimet e tjerat Reja ka dhënë shpjegimet e konfirmuara edhe nga lojtarët: Mavraj ka kryer një operacion në dorën e djathtë, ndërsa Sadiku ka kërkuar leje për motive personale. Megjithatë, një hije dyshimi ka lënë qendrimi në pankinë i sulmuesit (golashënuesit më të mirë të mirë ekzistues) tek Malaga në ndeshjen e fundit në la Liga.

NDESHJET – Shqipëria sigurisht duhet të fitojë me cdo kusht ndeshjen e saj në Stamboll, por për ti patur gjërat sa më të thjeshta, është e nevojshme të bëjë tifo për Francën në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në transfertën e Islandës. Ndoshta mund të mendohet që më mirë që Gjelat të ulin ritmin, por duke parë nivelin e kampionëve të botës (të predestinuar të dalin të parët) është më mirë që Franca të na mbajë pas Islandën dhe të rrisë shanset e kuqezinjve për ti shkëputur pikë kampionëve të botës në debutimin në Arenën Kombëtare në nëntor, gjë që Islanda të mos në bonueset e saj. Pak rëndësi ka cfarë bën Moldavia në Andorra, sepse kundërtarët e të hënës për Shqipërinë nuk kanë asnjë objektiv tjetër vec prezantimeve positive dhe me ta llogaritë do të bëjmë në datën 14. Deri tani askush nuk ka ndaluar kundër tyre nga skuadrat pretendente, ndaj nuk duhet ta bëjmë as ne.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP H
20:45 Andorra ? – ? Moldova
20:45 Iceland ? – ? France
20:45 Turkey ? – ? Albania

KLASIFIKIMI – Flet më shumë se cdo gjë renditja e grupit H. Turqia e Franca janë në kuotë të barabartë pikësh dhe Islanda ka tre pikë avantazh ndaj Shqipërisë dhe ndjek kreun tre distance larg. Praktikisht ndryshimi i hierarkive mund të ndryshojë vetëm me një fitore të Shqipërisë në Turqi. Në këtë rast, formacioni i Rejas dop të barazonte Islandën (gjithnjë nëse ishullorët dështojnë të marrin pikë me Fracnës e Deschamps) dhe do të ngushtonte në tre pikë distancën me kualifikimin, që në këtë rast do të ishte vendi i dytë. Përvec besimit tek kuqezinjtë fitorja në Turqi do të ishte mundësi potenciale për tu prezantuar për herë të dytë në finalet e një kampionati europian, edhe pse për ëndërrën duhet ende punë, për shkak se nuk duhet hedhur hap i gabuar në Moldavi e Francës duhet ti shkëpusim pikë.

Group H   P  W  D   L   F    A  GD    Pts
1 Turkey    6   5   0   1    14   2   12      15
2 France    6   5   0   1    19   4   15      15
3 Iceland   6   4   0   2   10    9     1      12
4 Albania   6   3  0   3   10    9      1       9
5 Moldova 6   1   0   5    2    17    -15     3
6 Andorra  6   0  0   6    0   14    -14     0

SHANSET – 90 minutat e Stambollit janë vendimtare, por vetëm për të shpresuar: në rast humbje, Turqia do të shkonte në 9 pikë diferencë nga Shqipëria me tre ndeshje për tu luajtur, një prej të cilave me Francën (cështje e mbyllur). Barazimi nuk është optimist aspak, sepse në tre ndeshjet e mbetura, ku një prej të cilave Turqia e luan në Andorra, skuadra e Senol Gunes nuk duhet të fitojë asnjë për tu rikuperuar gjithnjë nëse kuqezinjtë I fitojë të gjitha (përfshirë atë me Francën në Tiranë). Në këtë pikë bonusin e vetëm e marrim me fitoren në mbrëmjen e sotme: diferenca me Turqinë do të reduktohej në tre pikë dhe Reja do të thirrej në cështje që të mos gabonte me Moldavinë në transfertë e më pas Francën e Andorrën në shtëpi. E komplikuar, por në këtë rast shansi i vetëm për të shkuar në Euro 2020.

FORMACIONI – Fshehtësi dhe lojë me karta të mbuluar, por në fund tekniku nuk mund ti dalë ndesh besimit të tij të përjetshëm në modulin që e ka bërë të qendrojë në lojë në moshën 74 vjecare. 3-5-2, pavarësisht mungesës së Hysajt, e me vetëm një dilemë në mendjen e italianit, pikërisht krahu i djathtë ku mungon shkondrani pas atij goli ndaj Islandës. Ndeshja me ishullorët e ka bërë teknikun të rikonfirmojë të gjithë lojtarët që e nxorrën faqebardhë në Elbasan Arena. Skepticizmi është nëse Roshi mund të meritojë një shans të dytë nga minuta e parë, pas katastrofës në Paris. Wingeri është më i frishëm kur vjen nga pankina dhe për këtë fakt Veseli merr kredite që në një rast tjetër nuk do ti kishte. Kumbulla, sidomos pas golit të shënuar në Serie A, është një tentacion për teknikun, por nga ana tjetër Reja nuk do ti heqë asgjë soliditetit të krijuar në prapavijë, pavarësisht se Dermaku nuk po luan me Parmën.

Portier: Strakosha
Mbrojtës: Ismajli, Dermaku, Gjimshiti
Mesfushorë: Veseli (Roshi), Memushaj, Gjasula, Bare, Lenjani
Sulmues: Cikalleshi, Manaj

Në Stamboll, kuqezinjtë do të luajnë në orën 20.45, ndërsa pas ndeshjes do të udhëtojnë drejt Moldavisë, me të cilët do të ndeshen të hënën.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu