• |
ide | kryesore

“1 mijë euro për një operacion”/ Dorëhiqet zv. ministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Planet



Dorëhiqet nga posti zëvendës ministrit të Shëndetësisë Asim Musa, një vit e gjysmë që nga emërimi i tij në këtë post. Dorëheqja vjen një ditë pasi emisioni “Fiks Fare” në Shqipëri publikoi një video incizim në të cilin shihet se si zëvendës ministri pranon 50 euro nga një person i cili merret vesh me Musën që ai ta operojë, e që operimi do të kushtonte nga 1200 deri në 1300 euro.  Sipas Musës rasti është i kurdisur nga persona të caktuar të cilët sipas tij kanë për qëllim njollosjen e figurës së tij. Ai shoti se nuk ka keqpërdorur detyrën e tij dhe se do vijojë të punojë si mjek.

Në kërkesën e vazhdueshme të “pacientit” në fjalë unë e njoftoj atë se ndërhyrja për qytetarët  e huaj pa sigurim shëndetësor në vendin tonë është private dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë procedurën 3:23 Këtë kredibilitet të ndërtuar ndër vite, profesional, familjarë edhe shoqëror  nuk lejoj dot që të rrezikohet nga propaganda politike dhe i bindur në drejtësinë time, dhe vlerat e mia familjare dhe profesionale, ju njoftoj që kam vendosur që të tërhiqem dhe të sqaroj këtë njollë të imponuar nga gracka e pa ndershme ndaj vetes time dhe ndaj punës profesionale që e bëj“- deklaroi Asim Musa, is Zv-ministër i Shëndetësisë.

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur lëndë lidhur me video incizimin e publikuar për të verifikuar faktet. Nga Prokuroria kanë thënë se përmes ndihmës ndërkombëtare juridike, do të kërkohet nga Republika e Shqipërisë që të sigurohet videoja origjinale si dhe të vërtetohet kush e ka incizuar dhe kush e ka publikuar atë.

Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët kërkoi që institucionet shtetërore të hetojnë rastin e Musës. “Ne si parti politike kërkojmë përgjegjësi juridike, edhe atë në tre drejtime sepse zv ministri ishte në kabinetin e Zaevit dhe kjo kalon në përgjegjësinë e Qeverisë dhe politikat e saj në shëndetësi. Kërkojmë përgjegjësi edhe prej partisë të cilës ai i përket ku dhe aty ka shumë raste të pa definuara“- tha Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët

Ndërkohë BDI, dorëheqjen e Musës i cili është kuadër i kësaj partie e përshëndetën duke thënë se për çfarëdo shkelje do të ketë përgjegjësi. “Në BDI sot dëshmuam se jo për 50 euro por për 5 Euro e leje më për një çantë me Luis Vuitton do bartet përgjegjësi në BDI dhe nuk jemi si të tjerët. Ftojmë mediat që të denoncojnë çfarëdo raste të keqpërdorimit të detyrës dhe jemi partner i shoqërisë civile, i mediave dhe të gjithë institucioneve në ndërtimin e një shoqërie ku ka drejtësi jo selektive“- tha Artan Grubi, BDI .

Asim Musa ushtron profesionin e mjekut më shumë se 20 vite, ndërsa tre vite me radhë ka qenë drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Strugë si dhe i Spitalit të Nefrologjisë./ Alsat



1 Comment

  1. per 1000 euro jep doreheqjen , Like floriri kerkoi 700000 euro , vodhi flori sa deshi e hic asgje fare.
    Luli shiti detin , vrau 4 persona vodhi miliona euro , asgjesendi.
    Berisha duhet te ishte ne burg i pari ,pastaj Rama , Lali Eri , Qazimi, Gjushi ,Saje Qorri, Bode,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *