• |
ide | kryesore

Ç’ka harruar opozita që nga koha e “revolucionit”

1, Ide

Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës nuk e ka të vështirë të dallojë një ndryshim jo të pa rëndësishëm. Në periudhën e para 30 qershorit, ose më mirë të themi, në kohën kur ende nuk kishte vdekur obsioni i përballjes flakë për flakë dhe dhëmbë për dhëmbë, slogani i saj ishte: “nuk ka zgjidhje me Ramën kryeministër, ajo kalon përmes një qeverie tranzitore”.

Po të vërehet sot, të dyja këto kushte të pa negociueshme kanë rënë. Askush nuk e përmend më as largimin e Edi Ramës dhe aq më pak një qeveri teknike, tranzitore apo ekspertësh, që do të qëndronte një periudhë relativisht të gjatë dhe do të përgatiste disa standarte, jo vetëm për zgjedhje të ndershme, por edhe për një shoqëri më të ekuilibruar, për kontroll më të madh pushtetesh, për një sistem të ndryshëm zgjedhor dhe për korigjime të nevojshme kushtetuese.

Bashkë me protestat, molotovët, njollat e zeza mbi dritaren e Ramës ka rënë edhe mbrojtja e këtyre parimeve. Tani slogani i ri i opozitës është: “Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme”.

Por, ky ndryshim kursi i artikuluar nga disa prej udhëheqësve kryesor të saj ka disa probleme serioze.  Dhe ato nuk qëndrojnë vetëm në faktin se ikja e Ramës nuk përbën më një kusht të panegociueshëm. Kjo tërheqje që edhe e vetme do të mjaftonte për të dekurajuar militantët e PD dhe LSI, është e keqja më e vogël. Sepse ajo pasohet automatikisht nga një tjetër: Duke u përballur në zgjedhjet e parakohshme që i sheh si “zgjidhjen e vetme” me Ramën kryeministër, opozita do të përballet njëkohësisht me falangat e banditëve të tij, me grabitësit e votave, me pushtetin e oligarkëve që rrjepin prej shtatë vitesh buxhetin e shtetit, me armiqësinë e mediave të mëdha që janë shndërruar në autoporlantë të qeverisë.

Kështu mposhtja e Ramës bëhet një mision pothuajse i pamundur edhe sikur 100 palë zgjedhje të parakohshme të organizojë ai vetë.

Por edhe sikur të imagjinosh që kjo mrekulli ndodh, pra që pesha e skandaleve, korruptimi deri në palcë, dështimi me negociatat, zbrazja e buxhetit, ta shkërmoqin këtë pushtet autoritar, ky do të qe një rotacion që nuk do ti duhej këkujt.

Pra nëse në një situatë hipotetike, me zgjedhje të parakohshme, do kishim një rokadë të Lulit me Edin, ku lideri i ri, kushdo që të ishte, do të kishtë në dorë të bënte sërish natën e fundit, listat personale të deputetëve, pastaj të zgjidhte pa pyetur askënd ish kurtizanet e tij për ministre, pastaj të ruante privilegjin kushtetues të pothuajse pa rrëzueshmërisë nga kuvendi, pastaj ta kapte pushtetin deri në atë pikë sa të ndikonte mbi prokurorinë dhe gjykatat e reformës së re në drejtësi, ky lloj rrotacioni do të qe i pa dobishëm. Sepse ai nuk do të pillte asnjë farë ndryshimi.

Kur nën ethet e rrevolucionit, nën efektin e molotovëve dhe protestave të vazhdueshme, opozita propozonte një qeveri tranzitore, me ca objektiva për të shtruar shtratin e transformimit të shoqërisë, ajo afroi me shpresë rreth vetes edhe njerëz dhe individualitete përtej elektoratit të saj të zakonëshëm. Dhe ata u joshën jo ngaqë donin Bashën, Kryemadhin apo Berishën, por sepse i grishte sfida e një ndryshimi sado të vogël. Dhe kjo shtresë që përbën tharmin e pjesë gri të elektoratit, ka herë pas here forcën për të ndryshuar ekuilibret në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duke u sjell si tani, duke harruar gjithçka përpos zgjedhjeve të shpejta, opozita rrezikon të humbë shumë.

Ajo riskon njekohësisht të dekurajojë edhe militantët e saj radikalë që nuk e honepsin dot kryeministrin aktual edhe atë pjesë jashtë saj që e afroi me premtimin e një ndryshimi cilësor.

Prandaj, sa nuk është vonë, nëse nuk ka më këllqe të organizojë protesta dhe të ndezë zjarr, opozita duhet ti kthehet së paku ideve që i mbajtën ndezur të parat.

Përndryshe, duke besuar tek marrëveshjet e fshehta dhe zgjedhjet e parakohshme që mund ti’a zgjasin si cohën e kuqe një demi budalla, ajo nuk do të prodhojë dot rrezultat tjetër, përpos atij që mori në qershorin e 2017-ës.

©Lapsi.al

27 Comments

  1. Cdo qeveri normale duhet te jepte dorehqjen ne momentin qe iu refuzua hapja e negociatave per te disaten here!
    Ne keto kushte, me nje qeveri e Km anormal, edhe opozita nuk ka pse te beje perjashtim – ne fund te fundit ajo nuk ka asnje pushtet!
    Asnje cudi qe Opozita ndryshon drejtim!

    (dhe shkruaje mire “Altoparlant”, e jo “Autoporlant”!)

    1. o i mbyturi ne mutin e Meros,po ky donKishoti Basha vrau 4 njerez me duar ne xhepa dhe nuk dha doreheqje,Berisha hodhi ne ere nje fshat te tere dhe nuk dha doreheqje,atehere perse duhet te riciklojme kete klloun deshtak qe pas çdo humbje bertet fitore??!!

          1. ik or kuqalash bej zanatin e mamit , shkull karrota. ropt kuqalasher

      1. Ti si një mjeshtër “hetues” i kohës së ish sigurimit.
        A ka mundësi të na skjarosh se pse “gardistin e zjarrit” që u verifikua në 21 janar se kishte qëlluar kundër protestuesve, Edi Rama e bëri sekretar të PS në Mat e më vonë kryetar bashkie ?
        Për Berishën që i paskej ikur mendja e paskej shkuar në Gërdec që të hidhte në erë gjithë fshatin, ke qenë vetë dëshmitar dhe e ke parë me sytë tënd ngjarjen, apo ta ka thënë këtë mdonjë “dëshmitar” ish spiunë të sigurimit ?
        Cilido që i ka trutë në vend e jo trutë e gomarit, për të dy këto ngjarje që socialistët kanë 10 vjet që lehin, do të bënte pyetjen e thjeshtë llogjike :
        Përse do të “vriste” Basha 4 demostrues, pikërisht në kohën që policia i kishte larguar huliganët e dhunshëm ?
        Përse do të hidhte Berisha në erë Gërdecin, pikërisht në kohën që bëri çmos që Shqipëria të hynte në NATO e demomtimi i armëve ishte një kërkesë e kësaj ?
        Kush ishin të interesuar që të ndodhnin këto ngjarje, partia demokratike në pushtet, apo ish Partia e punës armike për 5 dekada e NATO-s ?

  2. Edhe Zaev (botuar nga Alsat, refuar Tanjug, shih Syri.net, etj.,) deklaron se nese refuzohen negociatat, automatikisht bie qeveria e Maqedonise se Veriut!
    ESHTE LOGJIKE!!!!!
    Kurse katundari i qyteteruar me citjane e atlete adidas nuk e mendon fare kete. Pra edhe opozita po gjen rrugen me te pranueshme ne sy te atyre qe do ta mbeshtesin nga jashte, se nga brenda eshte e marre fund.

  3. Opozita jone qe kur doli ne rruge e ka te garantuar deshtimin dhe po shkon drejt eliminimit sepse nuk perfaqeson asgje. Analiza te tilla jane vetem utopi. Per cfare arsye KM do ta conte kete vend ne zgjedhje te parakohshme kur tashme i ka te gjitha pushtetet? Djegja e mandateve eshte gafa me rende dhe e pafalshme qe nje parti politike ka bere ne gjithe historine e demokracise. Dhe opozita e sotme do ta vuaje gjate kete gabim.

    1. Ore kuqalash !
      Nuk e përfaqëson demokracinë një godinë Kuvendi, veçanërisht në Shqipëri ku në ate godinë për gati pesë dekada, deputetët emroheshin vetëm me miratimin e Dullës.
      Përfaqësimin opozita e tregoi me ata qindra mijë protestues që mbushën rrugët e Tiranës e qyteteve të tjera me thirrjet Rama ik.
      Opozita duhej të largohej nga ajo godinë, që në momentin kur ish Partia e Punës me emrin e ndryshuar në socialiste, vuri si të parin e Kuvendit, ish ministrin e fundit të sigurimit, Gramoz Rruçin.
      Sigurisht që një njeri me prirje diktatoriale si Rama që i ka marë të gjithë pushtetet , nuk do të dojë që ti lëshojë këto pushtete, por duhet të bashkohesh edhe ti e të gjithë shqiptarët me kauzën e opozitës që ai të thyej qafën nga Kryeministria e nga Kuvendi.

  4. zot cka than njai Avdi Pasha,paska mbet Shqipnia nvasha,qysh se sleka mrend nje djale,zot Shqipnise per me mi dale.Por mue djale nuk mka qillue,e nShqipni nje djale drague ,te cilit mos ti dhimset jeta,fort kerkova e smund e gjeta

  5. ZGJEDHJET JANE ZGJIDHJA THOSHTE DJE MURGESHA E RAMAZONIT POR LUBONJA JA PERPLASI NE FYTYRE . DHE TI JE PERSERI HUMESE I THA AI . KETYRE PERVEÇESE JU JANE ERRESUAR SYTE PO JU ERRESOHET EDHE MENDJA . BENI NDRYSHIME ME QEVERI KALIMTARE , PASTAJ ZGJEDHJE .

  6. Unë Lulin e kam Shok
    Byrekun e bëjmë bashkë
    Vjedhjet i bëjmë tok.
    Unë Lulit i jap plot 14 Milionë
    Dhe Unë e mbaj Timonin përgjithmonë.
    ————————————————-
    Unë Liken e kisha Shok
    Byrekun e bënim bashkë
    Koncesionet i ndanim tok.
    Unë Liken ia u bëra President
    Dhe Unë e mbaj Timonin në këtë Vend.
    ————————————————-

        1. Mos beni humor kazani me Mua!
          Se kur te mbarojme Revolucionin,
          Ju komentuesit pa emer e keni vendin ne Burg.

  7. O Lul , oj Mona jemi te zhgenjyer nga te gjithe por me shume nga ju sepse juve ju votojme . Beni ndryshime te thella per te mire te gjithe popullit , ndryshime rrenjesore , ndryshe na e late kete palloshin e anetes perjetesish ne pushtet .

  8. NUK JU VOTOJ NESE MENDONI VETEM PER VETE
    NUK JU VOTOJ NESE NUK NDYSHONI GJITHCKA
    BOLL ME SE NA LODHET BYTHEN O KURVAT E POLITIKES .

  9. Opozitar ,po doni te fitoni beni :
    Qeveri tranzitore deri ne shtator.
    Ndryshim te sistemit zgjedhor.
    Partite larg duart nga votimet.
    Votim dhe numerim elektronik.
    Ndryshime rrenjesore kushtetuese.
    Lejo referendumet.
    President nga populli.
    Levizje te politikaneve. Humbe , largohu!
    Ndeshkim korrupsionit.
    Ndeshkim krimit.
    Ngrini rrogat.
    Veting politikaneve
    Veting arkitekteve te policise
    Veting ne mjekesi
    Veting ne arsim ,,,, e te tjera

    1. TI MIRE E KE POR QE TE REALIZOHEN KETO DUHET VETEM NJE GJE SHUME E THJESHTE.
      NDRRO POPULL . ME ZGJEBSA TE BABEZITUR NUK BEHET LUFTA .

  10. Jo Luli po edhe gezim kulufi ndjese paste nqs do ringjallej e dobehej KM do ishte me I vlefshem se Rama. Eshte nje loje e ndyre e propagandes Fugiste qe Luli eshte I paafte. Ne qofte ashtu te dorhiqet edhe ai. Por Rama eshte totalisht I djegur e s mund te vazhdoje me alibine e Lulit apo Mones.

    1. Ramen e njohem qe eshte kurve e bir karakurve por problemi eshte pasuesi i tij luli i cili nuk jep shprese per vete . ne duam zgjidhje dhe jo te biem nga shiu ne bresher .

      1. A nuk e keni vënë re se karagjozi Rama, duke e kuptuar se pamvarësisht nga gjatësia, nuk i vjen as deri në gjunjë Bashës për vlera morale e intelektuale apo qoftë edhe estetike e është kjo arsyeja që “akuza” e tij për Bashën është “gjumashi” ?
        Pra ngaqë nuk ka asnjë indicie për ta akuzuar.
        Po ta shohë dikush Ramën në rrugë ndonjë që nuk e di se është kryeministër, qoftë edhe nga pamja e jashtëme, gjysëm i paruar e deri nga ecja , do ta marë ose si të lojtur nga mendja, ose si një porsa i dalë nga burgu si përdorues i drogës.
        Në ndryshim me te, Basha do ti dukej cilido njeriu që nuk e njeh duke e ndeshur në rrugë, sëpaku të themi, si një burrë i ri normal me pamje intelektuali.
        Nuk po hy më thellë ne treguesit e tjerë të moralit qytetar e familjar ku Rama nuk mund të krahasohet jo më me Bashën, por as me Lymin.Ai e ka pranuar vetë që nuk është politikan me bindje por është “artist”.
        Por çkusur kanë shqiptarët të qeverisen nga një artist i çartur nga mendja ?
        Nëse e gjen veten tek piktori “modern”, le të lerë kryeministrinë e të meret me ekspozita e të shohim se a do të bëjë aq para sa ka bërë me politikë.
        Nëse i pëlqen aktrimi si komedian, le të shkojë tek Portokallija e të bëjë shqiptarët për të qeshur me pantonimat e fjalorin e tij vulgar.

  11. KY PALLOSHI I ANETES E KA MARRE TE TATEPJETEN , VETEM NJE SHTYSE TE VOGEL DO DHE KJO VARET NGA TY O BASHA . KERKO DHE BEJ NDRYSHIME O BASHA DHE E SIGURT SI DIELLI QE DO LIND ESHTE SE TI JE KRYEMINISTER (DO HYSHE EDHE NE HISTORI )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu