• |
ide | kryesore

Brenda mureve të BE/ Një plan gjerman për të shpëtuar Shqipërinë dhe Maqedoninë

-Instant, Arkiva

Ndonëse bisedimet zgjatën deri në ora tre të mëngjesit të së premtes, liderët europianë Makron, Anxhela Merkel dhe presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I mërzitur edhe nga mospajtime të tjera, Emanuel Makron u largua i nxehur duke përplasur derën. Ndërsa Tusk,  në mbarrim të fuqive, doli i lodhur para gazetarëve duke belbëzuar: “Bëra gjithçka, nuk shkoi mirë”, u mjaftua të thotë ai.

“Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor” tha i dëshpëruar edhe komisioneri për zgjerim Hanes Han.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Rama ka të drejtë të festojë edhe sot

Në fakt mbledhja e Këshillit europian i ngjante një kulle Babiloni. “Disa vende ishin në favor të ndarjes se procesit per dy vendet, disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se kishte një shumicë shumë të gjerë të gatshme për të hapur negociatat” e përshkroi për gazetarët një burim brenda saj.

“Kundërshtimi francez ishte i fortë për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – tregon gazetari Gerardo Fortuna nga Brukseli. Ndërkohë, Hollanda, Spanja dhe Danimarka janë të hapura për zgjidhjen e ‘ndarjes’ mes dy vendeve ne rrugen e avancimit drejt BE, duke marrë parasysh vetëm Maqedoninë e Veriut” ka pohuar ai. Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një rregullim. Por Parisi gjithashtu e ka këmbëngulur në pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE.

 Nathalie Loiseau, që ishte edhe kandidatja kryesore e Macron në zgjedhjet për Parlamentin Europian e shpjegoi kështu qëndrimin e vendit të saj. “A jemi ne të gatshëm që të mendojmë zgjerimin në këtë moment kur Britania po largohet, kur duhet të reformojmë BE dhe kur një numër i vendeve anëtare nuk e kanë thënë ende se si do të financohet buxheti i përbashkët?! Ne nuk mendojmë kështu”, deklaroi ajo duke radhitur përkrah arsyeve të brendëshme të BE edhe difektete e vendeve kadidate si përshembull azilkërkuesit shqiptarë në Francë. “Kjo vë në pikëpyetje nëse Shqipëria mund të jetë një vend kandidat. Trakantët dhe mafia gjithashtu drejton operacionet e saj nga
Shqipëria në Europën Perëndimore dhe frymëzon emigrimin ilegal. Pra, Shqipëria duhet të përmirësojë luftën kundër krimit të
organizuar”, shtoi Loiseau.

Pikërisht në këtë pikë, Merkel, Tusk dhe disa liderë të tjerë pro zgjerimit kanë dështuar ta bëjnë Makronin të ndryshojë mendim. 

Dhe në këtë drejtim e vetmja shpresë është ekzistenca e një plani gjerman për të ardhmen. Sipas pandehmave që qarkullojnë për këtë plan ideja është ecja mbi dy shina paralele. Nga njëra anë Franca që këmbëngul në reformimin e sistemit të zgjerimit të BE do të angazhohet të hartojë një dokumentet për reformimin e procesit të anëtarësimit, duke vendosur kushte të reja për integrimin në BE. Por krahas me këtë Shqipëria dhe Maqedonia duhet të përgatiten për hapje e dritës jeshile sipas kushteve të reja. Për këtë rrugë do të vendoset në një tjetër samit të liderve europianë.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Sic duket thenja e nji shekulli me pare:”Shqiptaret kane BISHT” paska kene e vertete!?
    Ne,jo vetem bisht, por kemi edhe brire…Kete po e vertetojne cdo dite maskarejnte e pasherueshem te ridhjerjes.Dhe i pari qe po i perdor briret,asht padyshim kryem..ti Edver Rama.
    Si njerez me kryenecsi skandaloze,Ne nuk jemi te riparueshem.Asnje here nuk e shohim “Traun qe na ka zene syte”,por shohim mizen ne syrin e te tjereve!?Fajin s’na e kane as Serbet,as Greket,asnji ne Europe,ate e kemi NE!!!
    Kur treni iken,ne kohen e rregullt,Ne themi:”Me iku treni”.
    Popull i trap me rranje,dhe …mire e kemi, keshtu do t’jena edhe per disa dekada,fatkeqsisht!!!
    Maqedonia e Veriut u penalizu vetem dhe vetem per shkakun TONE.
    Te na rroje Edvin Rama me zagaret e tij per sa kohe NE te vazhdojme te jena ne gjumin vdekjeprures letargjik.
    “SHQIPERI TE KAM DHJERE,NUK TE NJOHA ASNJEHERE” Lapidar per KONICEN e madh…!

  2. Kushti i parë i “reformimit” të BE për të cilin flet z.Macron, duhej të ishte që në komisionet e BE për politikën e jashtëme e për zgjerimin, të zgjidhen politikanë të formuar e të pa anshëm politikë që të mos japin informacione të pa vërteta për vendet kandidatë, por të tregojnë realitetin e këtyre vendeve në mënyrë që të ndikojnë në përmirësimin e politikës së tyre e ndërtimin e shtetit ligjor demokratik.
    E dëgjova z.Hahn të thotë se me këtë vendim të diktuar nga Franca, BE ka bërë gabimin e saj më të madh historik.
    Por ju z.Hahn dhe zonja Mogherini që mbuloni politikën e jashtme të BE, a nuk e ndjeni edhe ju përgjegjësinë se i keni dhënë informacione jo të sakta Komisionit Europian mbi gjendjen reale të krimit e skandaleve qeveritare të Ramës ?
    Ju i keni raportuar kolegëve tuaj se Shqipëria ka bërë reforma të suksesëshme, por nuk përmendni asnjë reformë të përfunduar që të ketë dhënë rezultate pozitive, por veç përmendni reforma të nisura.
    Kanë një eksperiencë të hidhur shqiptarët me reformat propogandistike të regjimit diktatorial enverist.
    Reforma të bujëshme propogandonte edhe diktatori Hoxha, por cili ishte rezultati i tyre ?
    Duke lënë mënjanë faktin se Shqipëria u kanabizua e tëra nga kjo qeveri e ju e heshtët këtë , a nuk paska interes për qytetarët europianë fakti se këto 6 vitet e fundit me qeverisjen Rama, të gjitha institucionet e shtetit shqiptar i ka kapur një njeri i vetëm, kryeministri ?
    A nuk keni pasur edhe ju përgjegjësinë tuaj duke e mbështetur vetëm ate e duke mos përfillur opozitën ?

  3. Merkeli,beri cmos,t’ja ktheje mendjen Makronit,per te thene PO per integrimin e Shqiperise ne BE.Merkeli i kujtoi Merrkelit qe je mosmirenjohes,sepse Rama,te ka falur edhe nje pale atlete adidas.Edhe une-i tha merkeli Makronit,kisha mendim ndryshe,por kur Rama me fali librin me pikturat (te tipit zhgaravina),e ktheva mendimin.Por Makroni ju kthye:Rama eshte edhe nje genjeshtar sepse me kish premtuar edhe nje pale poture,si ato qe vesh ai zakonisht,dhe nuk mi solli.-Menjehere Merkeli vrapoi t’ja jape kete porosi Rames,por ai,nga padurimi,ishte nisur per ne Shqiperi. Prandaj ne u dogjem edhe per kete vit (lexoje 10 vjecar)

  4. Doreheqja e Zaevit nuk te thote gje o i gjati ine ? Ky veprim nuk te jep ndonje shtyese per te marre rrugen drejt institucionit me demokratik te demokracise , DOREHEQJE ? Ti qoftsh o i gjati ine , ti qofsh o i biri i Anetes .

  5. Nje te mire te madhe e sjell kjo ngjarje,nese do e shfrytezojme.Eshte rasti I arte qe gjithfare burokrati qe vjen e shkon ketej pari,te mos mbahet ne kurriz studio me studio,podium me podium,te mos ngrefen para kamerave!!!!
    Te mbyllen me kete rast zyrave te shtrenjta e luksoze,ku tavolinat e punes kane zene pluhur dhe vijne verdalle neper Shqiperi ne cdo lloj vakie,ku leh qen e ku del tym,me gote rakie,vere e birre ne duar!!!!
    Nese do vazhdoje ahengu me keta burokrate si deri me sot,eshte e sigurt se rrenimi dhe braktisja e vendit nga shqiptaret do vazhdoje!….

  6. Gjermania e Franca e kan ne rregull per vete se kuptoi do prishen per shqiperin harrojeni filloni nga detyrat do ngelemi prap ne qeshor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu