• |
ide | kryesore

Protestat separatiste bllokojnë Barcellona-Real Madrid: ja kur do të luhet El Clasico

Sport



Mes polemikash e diskutimesh ka mbërritur zyrtarizimi: El Clasico mes Barcellona e Real Madrid, një nga ndeshjet më të pritura të sezonit, nuk do të luhet në 26 tetor, si parashikohej nga kalendari. Situata problematike në Katalonjë, që ka shpërthyer si pasojë e dënimeve të nëntë liderve separatist katalanas, e ka shtyrë Federatën spanjolle të Futbollit të shtyjë ndeshjen për në dhjetor, edhe pse data duhet përcaktuar ende.

Hipoteza e parë parashikonte që ndeshja të luhej në Bernabeu, por Barcellona kishte refuzuar në mënyrë kategorike të luante Klasiken në kryeqytet, duke e detyruar Federatën të vendoste për shtyrjen. Ndeshja do të luhet në Camp Nou, sipas programit, por në dhjetor dhe brenda të hënës klubet duhet të gjejnë akordin për datën.

Në një moment të parë dukej se data më e përshtatshme do ishte 18 dhjetori, por pastaj La Liga propozoi të shtunën e datës 7 të të njëjtit muaj, për të evituar reduktimin e shikueshmërisë, duke qenë se data 18 është e mërkurë dhe kështu është më pak avntazhuese se fundjava. Njoftimi zyrtar flet vetëm për shtyrjen e ndeshjes nga 26 tetori në muajin dhjetor, me datën që do të vendoset së shpejti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *