• |
ide | kryesore

Probleme për motrën e Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Gjysmë motra e Meghan Markle, Samantha Markle u pezullua nga Twitter në fillim të vitit dhe tani po përballet me telashe të tjera. Sipas Daily Mail, policia në Florida ka nisur një hetim mbi të, pasi mendohet se ka bullizuar elektronikisht Princ Harry-n dhe Meghan.

Policia mori ankesa nga njerëz nga shtete të ndryshëm, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Suedinë. Mbetet e paqartë kush e kontaktoi policinë.

“Ka pasur një sërë akuzash për bullizëm elektronik,” tha për Sunday Mirror një oficer i angazhuar me çështjen. “Samantha Markle është në dijeni të këtyre akuzave. Nuk është arrestuar ende. Ky është një hetim i hapur dhe nuk mund të bëj komente të mëtejshme.”

Edhe pse nuk bëhet e ditur për çfarë krimi do të hetohet Samantha Markle, bullizmi elektronik mund të konsiderohet një formë persekutimi, që është i jashtëligjshëm në Florida.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *