• |
ide | kryesore

Pajtohet Kim dhe Kourtney Kardashian

Paparazzi, Slider
Kourtney Kardashian



Teksa kudo përflitet për një dramë midis Kim dhe Kourtney Kardashian, kjo duket se nuk e ka ndaluar pronaren e “Skims” të marrë pjesë në “baby shower-in” e motrës së saj.

Teksa në rrjet u përfol se asnjëra nga motrat e saj në fakt nuk mori pjesë në këtë festë, vetë Kim ka provuar të kundërtën.

Ajo ka ndarë së fundmi disa imazhe nga “babay shower-i” ku në njërën nga ato duket Kourtney dhe Travis Barker duke shkëmbyer një puthje.

“Bebi Barker po vjen,”-shkruan Kim.

Kujtojmë që drama nisi pas akuzave të Kourtney, se dasmën e saj me Kanye West në vitin 2014, Kim e kishte përdorur për biznes, Kim Kardashian iu përgjigj duke e “akuzuar” se në fakt e motra i kishte “vjedhur” gjithë detajet e ceremonisë. Për shembull, Kim dhe Kanye në atë kohë zgjodhën si destinacion Italinë, më saktësisht Firencen, ndërsa disa muaj më parë edhe Kourtney me Travis Barker zgjodhën të njejtin shtet, teksa u martuan në vilën e “Dolce & Gabbana”.

Ndërkohë, Kim po ashtu tha se në dasmën e saj këndoi Andrea Bocelli, teksa edhe Kourt e mori atë në ceremoninë e saj, duke e ditur mjaft mirë që në fakt është këngëtari i preferuar i Kim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *