• |
ide | kryesore

Alarm i rremë për bombë te ambasada çeke në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një alarm për bombë në Ambasadën e Çekisë vuri në lëvizje policinë e Tiranës gjatë pasdites së sotme.

Policia e Tiranës u njoftua nga një telefonatë anonime në sallën operative lidhur me bombën.

Nga verifikimet paraprake, policia nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë. Dyshimet janë se mund të jetë alarm fals.

“Në vendngjarje nuk kemi gjetur asgjë të dyshimtë, kanë nisur hetimet për telefonatën që morëm” bëjnë me dije burime nga Policia.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit që bëri telefonatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *