• |
ide | kryesore

Felipe Melo nuk ndryshon kurrë: 5 javë skualifikim për gjeste të pahijshme tifozëve të Santos

Sport



Felipe Melo përfundon mes polemikave një tjetër herë. Edhe pse, këtë herë, dënimi që merr është disi në disproporcion me fajin e kryer. 36 vjecari mesfushor brazilian, që në të kaluarën ka veshur fanellat e Fiorentina, Juventus e Inter, është skualifikuar për 5 ndeshje nga Gjykata Superiore e Drejtësisë Sportive të vendit të tij. Motivi? Gjeste të pahijshme ndaj tifozerisë rivale, asaj të Santos, në fund të ndeshjes “klasike” luajtur në 10 tetor. Palmeiras, klubi ku luan Melo, ka humbur 2-0: tani është në vendin e dytë në klasifikim në Brasileirao pas 30 javësh, -8 nga kryesuesit e Flamengo e +5 pikërisht ndaj Santos.

Ndeshja në Vila Belmiro ishte vecanërisht nervoze: Palmeiras, në disavantazh 2-0, kishte përfunduar me 10 lojtarë për kartonin e kuq të Ëillian në të 73’. Episodi kishte ndezur gjakrat, aq sa e bëri Felipe Melo të kryente një reagim të shëmtuar para se të futej në tunelin e dhomave të zhveshjes: gishti i mesit lart në të dy duart, gjest i pangatërrueshëm drejtuar tifozëve të Santos. Palmeiras ka njoftuar ankimim, edhe spse në rast të konfirmimit të dënimit, Melo do të humbte sfidën delikate me Vasco e derbin me Corinthians.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *