• |
ide | kryesore

Skandali/ Implikimi i shtetit në atentatin e Shkozetit. Kriset skema propagandistike: Kryeministri, Prokurori, KLP

-Instant, Të fundit

Një lajm me burime të dyshimta u shpërnda prej dy ditësh në të gjitha mediat e regjimit dhe vuri në lëvizje makinerinë propagandistike, KLP, Prokurori, Kryeministri për të fajësuar prokuronrin Arjan Ndoja, targetin e atentatit të Shkozetit, si një njeri të korruptuar. Në këtë kuadër u përhap ideja se në makinën ku u qëllua ndaj tij, ishin gjetur dosje të vjedhura nga prokuroria e Durrësit dhe dosja e gjyqtarit të vrarë Konomi. Pastaj doli edhe një lajm i dytë sikur Ndoja e kishte pranuar me gojën e tij ekzistencën e këtyre dosjeve në makinë. Mbio këto baza, si leva të denja të Rilindjes, KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme lëshuan deklarata se do të hetonin për shkarkimin e prokurorit që gjendet ende i fashuar në spital.

Lexo më tej:

Kronologjia e fakteve/ Kush po manipulon me “prokurorin e bandave”?

Por gjithë këtë manipulim me faktet dhe me deklaratat e tij, e ka rrëzuar sot Ndoja në një prononcim për gazetën Panorama.

“Prokurori Arian Ndoja mohon të jetë shprehur në lidhje me një lajm që kishte të bënte me një prononcim të tijin, të pretenduar se ishte dhënë nga spitali ku ndodhet nën kujdes mjekësor, pas atentatit të pak ditëve më parë, në të cilin thuhej se kishte pranuar se në makinën e tij ishin gjetur disa shkresa, dokumente dhe fotokopje të dosjeve, për të cilat ai ka ofruar konsulencë ligjore”, thuhet ne shkrimin e PANORAMA.

Gjithashtu, Ndoja mohon që dosjet e gjetura në makinën e tij të jenë të një rëndësie të veçantë. Sipas tij, nëse në mjet do të kishte fashikujt e vjedhur në Prokurorinë e Durrësit dhe dosja e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, ai tashmë do të ishte në pranga. “Unë nuk mund të flas për këto detajet tani, ndaj do të flas në një moment të dytë për të sqaruar gjithçka rreth akuzave ndaj meje. Nëse materialet e gjetura në makinën time do të ishin të një rëndësie të veçantë, që me implikonin mua, sot unë nuk do të isha këtu, pasi do më kishin arrestuar”, tha shkurtimisht Ndoja.

Pra i gjithë ky manipulim me faktet tregon që kemi të bëjmë me një shtet nën thundrat e propagandës, ku KLP dhe prokuroria, në vend që të bëjnë drejtësi, merakun e tyre të vetëm kanë një: të nxjerrin se Edi Rama kishte të drejtë që sulmoi këtë prokuror.

©Lapsi.al

8 Comments

  1. Shoqeruar me kriminele, qellohet nga kriminele, akuzon shtetin, dhe ka idiote qe e besojne !!!!!!!!!!
    Temen e semes!

  2. Edhe pse ku ndoja eshte nje rrugaç dhe jo gjyqtar , une e besoj per keto qe thote . Llogjika qendron ne kete qe thote ky .

  3. Mire tre komentues me pseudonim “I pa emer”komentojne simbas mendjes se vet,por “Lapsi”si i boton tre komente ,me permbajtje te ndryshme,prej tre personave me te njenjtin emer ,te pa emer?

  4. Ketyre muterve ju kushtohet dhe hapsire pothalesh mediatike…..sa te deshperuara keto mut mediash per te krijuar nje realitet qe nuk eshte, nejse komunistet bar hane por parimet si dhjesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu