• |
ide | kryesore

Ibrahimovic shok skuadre me Memushaj: Pescara i uron mirëseardhjen “Welcome!”

Sport



Në orët e fundit e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic ka ndezur merkaton e futbollit. Në fillim lajmi që erdhi nga Amerika për kalimin e suedezit tek Milan, pastaj mohimi i bërë nga zëvendës presidenti ekzekutiv i repartit të komunikimit të Mls, ndërsa befasia e fundit erdhi nga klubi i fundit që mund të mendohej: sulmuesi i Galaxy transferohet tek… Pescara, që bën lajmërimin përmes Twitter.

Sigurisht që nuk është e vërtetë, bëhet vetëm fjalë për një shaka: profili në rrjetet sociale i klubit të Serie B, gjithnjë shumë i kujdesshëm në këtë këndvështrim, nuk e ka lënë rastin ti shpëtojë e ka postuar një fotomontazh zbavitës të suedezit me fanellën bardhekaltër e mesazhin e mirëseardhjes (“Welcome!”).

Kështu lojtari i kombëtares së Shqipërisë Ledian Memushaj e Zlatan Ibrahimovic do të mund të luajnë vetëm në mendimet e tifozë të kluit italian, por nëse Ibrahimovic për Pescara mbetet vetëm një ëndërr, janë skuadra të tjera italiane që shpresojnë ta vënë nën kontratë gjigantin. Në krye të të interesuarve është Bologna e Sinisa Mihajlovic, por nuk duhet harruar Napoli, me të cilin suedezi e ka shfaqur dëshirën për të luajtur (“Ancelotti më kërkon? Do ishte bukur “).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *