• |
ide | kryesore

Kim K, pro heqjes së pëlqimeve në instagram

Paparazzi, Slider



Prej kohësh është thënë se ‘Instagrami’ do të zhdukë pëlqimet për postimet, duke qenë se kjo ka ndikuar keq në shëndetin mendor të shumë personave. Për këtë gjë duket se janë dakord edhe personazhet e njohur, përfshirë këtu Kim Kardashian që është një nga më të pëlqyerat në rrjete sociale. Në një konferencë të organizuar nga “New York Times”, Kim ka thënë se fshehja e numrit të pëlqimeve për fotot dhe videot do të përmirësojë shëndetin mendor të shumë njerëzve. “Mendoj se heqja e pëlqimeve do të jetë shumë e dobishme për disa njerëz. E di që skuadra e ‘Instagram’ ka biseduar me shumë njerëz për këtë gjë dhe po e merr seriozisht si problem dhe kjo më bën të lumtur”, është shprehur Kim.

Ajo ka shtuar se personalisht nuk ka vuajtur asnjëherë për shkak të pëlqimeve, por e di shumë mirë se heqja e tyre do të ndihmojë persona të tjerë. “Unë jam shumë e fortë nga ana mendore, por njoh njerëz që janë të fiksuar me komentet dhe kjo më duket jo e shëndetshme. Por unë duhet të shikoj përtej vetes, sepse shpesh mendoj po sikur fëmijët e mi të ishin si ndonjë nga miqtë e mi që nuk është aq i fortë mendërisht dhe të ndihet keq nga komentet? Kjo gjë do më prekte vërtetë”, ka thënë ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’. Kim ka treguar se ajo vetë tashmë ka ndryshuar mënyrën se si poston, pas vjedhjes së saj në Paris, pasi hajdutët dinin gjithçka për të vetëm nga rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *