• |
ide | kryesore

‘Punoja nën presion’, Arta Marku: Roli im është simbolik pasi kompetencat i kam të kufizuara

Arkiva, Lajme, Të fundit

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku doli përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u pyetur si një nga tre kandidatet për kryeprokurore dhe tha se gjatë kohës që ka punuar si kryeprokurore, është vendosur nën presion politik dhe mediatik.

Megjithatë, kryefjala e saj përpara KLP-së ishte se ajo nuk mund të bënte më shumë për shkak se kompetencat i ka pasur të kufizuara.

Marku tha se roli i saj është më shumë simbolik.

Pritshmëritë kanë qenë të larta, lidheshin me çështje konkrete, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë”.

“Hetimi është jashtë kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, askush nuk është kujdesur të sqarojë një herë e mirë që roli i Prokurorisë të Përgjithshme ka ndryshuar, tanimë është me rol simbolik për sistemin në tërësi”.

“Nuk i kam realizuar pritshmëritë, po jo për fajin tim apo aftësive profesionale, po për shkak të reformës në veprim e sipër dhe kompetencave të kufizuara. Nëse do kthehesha pas, nuk do bëja asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave”.

6 Comments

  1. nuk ke hetuar asnje krim ke vepruar nen urdherat e rames dhe vepruar siq te ka urdherue rilidja tani do marresh dreitimin e pp

  2. Kur mundohet dhe kjo te luaj teater. O Zot. Si naive si e paster. Si e pafajshme. Si e pergjegjshme. Hahaha dhe hajde mos u gajas me to. Sa mire qe nuk shoh me tel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu