• |
ide | kryesore

Kim vë në siklet Kourtney-n live në intervistë (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Në People’s Choice Awards, të pranishme ishin Kim, Khloe, Kourtney Kardashian dhe Kris Jenner. Fituan çmimin për serialin më të mirë reality, por përpara se të pranonin çmimin, katërshja dha një intervistë të shkurtër në tapetin e kuq. Giuliana Rancic i pyeti çfarë kanë veshur dhe Kourtney nuk e dinte. Ndodh. “S’e kisha planifikuar këtë,” tha Kourtney. “Naeem Khan, më duket kështu shqiptohet.”

Këtu ndërhyri Kim dhe tha rëndësi ka që të gjitha kemi vënë parfumet e KKW. “Të shpëtova, meqë s’di çfarë ke veshur,” i drejtohet Kim Kourtney-t. “Ky ishte shpëtimi im.”“Thjesht s’dija ta shqiptoja,” i përgjigjet Kourtney, për të cilën Kim tha thjesht, “Oh.” Pak ditë më parë, Kourtney njoftoi se do të largohet përkohësisht nga “Keeping Up With The Kardashians” sepse do që të fokusohet më shumë te fëmijët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *