• |
ide | kryesore

U gjet i vrarë pranë shtëpisë, dyshime se familja fsheh krimin

Lajme, Të fundit



38-vjeçari Kreshnik Dashi u gjet i pajetë 3 ditë më parë pasi kishte lënë punën për tu kthyer në shtëpinë e tij në fabrikën e këpucëve. Policia dyshon se vrasja e tij ka ndodhur nga njerëz të afërt dhe se familja fsheh krimin. Ngjarja misterioze është marrë në dorë nga prokurorë të krimeve të rënda që kanë mjaft pikëpyetje mbi krimin. Dashi u qëllua me arnë në shpatull ndërsa familjarët thonë se nuk kanë dëgjuar asgjë. Policia po heton edhe për konflikte të hapura, por të afërmit nuk kanë dhënë ndonjë të dhënë konkrete.

Deri tani për tu marrë në pyetje janë shoqëruar mbi 10 persona, ndërsa në cilësinë e të dyshuarit nuk ka ende asnjë të ndaluar. Edhe policia e Vlorës tregohet mjaft e rezervuar në informacionet mbi ngjarjen. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës. Ndërsa trupi u gjet në orën 06:00 nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan Policinë. Nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të ketë ardhur nga një tentativë grabitjeje. Fqinjët e 38- vjeçarit, babai i një vajze 7 vjeçe, e përshkruajnë me fjalët më të mira 38-vjeçarin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *