• |
ide | kryesore

Taylor e dëshpëruar, ‘Nuk mund të këndoj këngët e mia’

Paparazzi, Slider



Frika më e madhe për këngëtarët është të mos jenë në gjendje të performojnë këngët e tyre dhe Taylor Swift po përballet me një situatë të tillë. Në një postim në Tumblr, Taylor deklaroi se e ka të pamundur të performojë këngët e saj të vjetra, për shkak se ish-kompania me të cilën bashkëpunonte nuk ia lejon.

“Njerëz, siç e dini është bërë me dije kohëve të fundit që unë u vlerësova nga American Music Awards si Artistja e Dekadës dhe do të performoj në ceremoninë e këtij viti. Ishte planifikuar që të performoja disa nga hitet e dekadës. Scott Borchetta dhe Scooter Braun kanë thënë se nuk më lejohet të këndoj këngët e vjetra.”

Në vijim, Taylor shton se Netflix ka realizuar një dokumentar për jetën e saj në të kaluarën dhe dokumentari përmban pjesë nga performancat e shkuara të këngëtares, të cilat sërish nuk mund të përdoren pa lejen e Borchetta-s dhe Braun.

Shën.red. Ithaca Holdings e Braun bleu Big Machine Label Group nga themeluesi Scott Borchetta si pjesë e një marrëveshjeje prej 300 milionë dollarësh. Swift nënshkroi me labelin nga viti 2006 për albumin e saj debutues deri në vitin 2017, para se të shkonte të Universal Music Group. Kjo do të thotë se këngëtarja nuk ka asnjë të drejtë për projektet e mëparshme muzikore“Scott Borchetta i tha ekipit tim se do të më lejojë të përdor muzikën time vetëm nëse bëj këto gjëra: Nëse bie dakord që të mos regjistroj versione të këngëve origjinale (që është diçka që lejohet me ligj dhe mezi po pres) dhe gjithashtu që të mos e përmend më emrin e tij dhe të Scooter Braun.”

Më tej, Taylor shton se “kërkon të ndihmojë ata që ndihen të pafuqishëm përballë një situate të tillë”. “Mesazhi që po dërgohet është i qartë,” shkruan ajo.  “Në thelb, ose mbylle gojën ose do të ndëshkohesh.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *