• |
ide | kryesore

“1.500 km e dy avionë, 200 km me makinë vetëm për t’iu parë”: Maxi Lopez takon fëmijët

Sport



Në shtator avokatja e Wanda Nara, Ana Rosenfeld, kishte sqaruar situatën e Maxi Lopez e tre fëmijëve të tij: “Të shohë fëmijët varet vetëm nga ai. Ajo kurrë nuk ka vënë pengesa mes të vegjëlve e babait të tyre. Problemi për të parë fëmijët e tij është vendim i tij”. Avokatja e mikja e Wandas kishte nënvizuar edhe se si ishte krijuar një situatë “e padrejtë” për argjentinasen. “Pretendon në heshtje atë që i përket nga procesi gjyqësor, mosrespektimin e pagesës së ushqimit, në kohën që ky njeri ka përfituar nga telekamerat për të folur keq”, ka thënë ajo në referim të deklaratave sipas të cilës Wanda e Mauro nuk do ti hapnin dyert e shtëpisë në Milano.

Maxi Lopez i ka vizituar fëmijët e tij pikërisht në fundjavë. E konfirmimin e ka dhënë vetë sulmuesi i Crotone që ka bërë “1.500 km me dy aeroplanë, 200 km me makinë, vetëm për të kaluar një të dielë me fëmijët e mi, ti shoh të rriten e të jem krenar për ta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *