• |
ide | kryesore

Ndahet çifti i showbizz shqiptar

Paparazzi, Slider



Prej 3 vitesh, boksieri i njohur Robin Krasniqi ishte në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku.

Në intervista të ndryshme dhe në postimet e tyre në Instagram, ata tregonin shpesh se ishin kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe madje kishin nisur të mendonin edhe për dasmën.

Heidi tregoi më herët se çifti kishte disa ide për vendin ku do të zhvillonin dasmën e tyre, e cila do të ishte tërësisht moderne.

Mirëpo, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe në media po qarkullon lajmi se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

“Prive.al” ka vënë re se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Madje, Robini dhe Heidi nuk publikojnë më foto së bashku.

Jo vetëm kaq, por ata i kanë fshirë edhe fotot me njëri-tjetrin dhe sigurisht që këto shenja të çojnë drejt përfundimit se pas 3 vitesh lidhje, Robin Krasniqi dhe Heidi s’janë më bashkë.

Megjithatë, nuk kemi ende një reagim nga çifti lidhur me këto lajme dhe duhet të presim për të mësuar të tjera të reja prej tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *