• |
ide | kryesore

Modelja zbulon se vuan nga sëmundja e keqe

Paparazzi, Slider



Modelja Slick Woods, fytyra e fushatës së Fenty Beauty, zbuloi se momentalisht, po bën kimioterapi.

“Çfarë mendoj për kimioterapinë. Përshëndes të gjithë ata që duhet ta heqin këtë të keqe. Të paktën isha qerose,” shkruan Woods, 23 vjeçe, nën një foto ku shihet e shoqëruar nga i dashuri, Micky Munday dhe nga disa miq. Ajo zbuloi për The Shade Room se vuan nga melanoma e gradës së tretë dhe se bëhet fjalë për jetë a vdekje ngaqë kanceri po përhapet. Melanoma njihet ndryshe si kanceri më i rëndë i lëkurës; ndikon qelizat që prodhojnë melaninë, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës. Grada III e këtij kanceri nënkupton që kanceri është përhapur nga qelizat e lëkurës në nyjet limfatike.

Në një postim të dytë në Instagram, Slick shkroi: “Mjaft më trajtuat si viktimë.”

Modelja mori famë veçanërisht pasi solli ne jete djalin e saj të parë, Saphir, në shtator të 2018-s, pak momente pasi eci në pasarelën e Savage x Fenty. Në momentin që mbaroi se sfiluari, ajo u mor nga mjekët dhe u dërgua menjëherë në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *