• |
ide | kryesore

Komediani provokon, ‘Edhe Hitleri do mund të blinte reklama politike’

Paparazzi, Slider



Komediani britanik, Sacha Baron Cohen, është shprehur se nëse Facebook do të kishte ekzistuar që në vitin 1930, do t’i kishte lejuar edhe Hitlerit një platformë për besimet e tij antisemitike.
Duke folur për mediat sociale në një event që u mbajt në New York, komediani krtikoi gjithashtu edhe Google, Twitter dhe YouTube që lejojnë apo motivojnë absurditetet e miliarda njerëzve.
Duke iu drejtuar themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili në tetor mbrojti pozicionin e kompanisë së tij për të mos ndaluar reklamat politike që përmbajnë falsitete, Baron tha:
“Nëse paguani, Facebook do të shfaqë çdo reklamë” politike “që ju dëshironi, edhe nëse është një gënjeshtër. Sipas kësaj logjike të shtrembëruar, nëse Facebook do të ishte rreth viteve 1930, do t’i lejonte Hitlerit të postonte reklama 30 sekondash që do ta ndihmoni për zgjidhjen e ‘problemit me hebrejtë’,”-nënvizoi ai me ironi.
Lidhur me këtë qëndrim të komedianit ka ardhur edhe një deklaratë nga vetë Facebook, që sqaron se Cohen kishte keqinterpretuar politikat e saj dhe se gjuha e urrejtjes ishte e ndaluar në platformat e saj.
Së fundmi, gjigantët e mediave sociale dhe kompanitë e internetit janë nën presion për të frenuar përhapjen e informacioneve të rreme rreth fushatave politike. Twitter njoftoi në fund të tetorit se do të ndalojë të gjitha reklamat politike globalisht nga 22 nëntori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *