• |
ide | kryesore

“Prishi makinën perfekte, hiqeni”: Napoli në krizë, tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Ancelotti

Sport



Një tjetër barazim. Nuk ishte rezultati që në Napoli prisnin të merrnin për të dalë nga javët, ndoshta më të vështira të historisë së kohëve të fundit të klubit, me lojtarët që janë rebeluar, shoqërinë që po merr në konsideratë gjobat e rezultatet që nuk po vijnë. Në shënjestër të tifozëve të kaltër, durimi i të cilëve duket se ka mbaruar, është Carlo Ancelotti, që ka përfunduar në bangën e të akuzuarve në rrjetet sociale: “Hiqeni”, “Ka prishur një makinë perfekte” janë disa nga komentet e lëshuara nga tifozët në profilin në Instagram të Edo De Laurentiis.

I biri i presidentit të Napoli ka publikuar një imazh të tribunës së Meazza e pas ndeshjes postimi i tij është sulmuar nga tifozët e kaltër: ka nga ata që kërkojnë rithemelim të skuadrës e nga ata (që janë shumë) që duan shkarkimin e menjëhereshëm të Ancelotti.

Tekniku i Reggiolo duket se ka humbur drejtimin e skuadrës e numrat e dënojnë: kualifikimi në 1/8 e Champions është ende i mundshëm, por Napoli nuk fiton prej 6 ndeshjesh (5 në kampionat) e për të gjetur një ecuri më të keqe duhet të kthehesh deri në 2013. Të kaltrit kanë grumbulluar vetëm 20 pikë në 13 javë (kishin bërë kaq keq vetëm në 2011-12) e nëse nuk kthehen tek fitorja rrezikojnë të mos marrin as kualifikimin Champions për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *