• |
ide | kryesore

Të dhënat e fundit nga spitalet/ 650 të plagosur, 9 në terapi intensive

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka dhënë para pak minutash shifra të tjera sa u përket personave të lënduar nga tërmeti. Referuar këtyre burimeve zyrtare 650 persona janë lënduar dhe kanë marrë shërbim në spitale.

“Gjate ditës së sotme 650 të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbim në spitale Aktualisht: 65 të shtruar në spitalin e Traumës dhe në spitalin e Durrësit. Gjendja paraqitet e stabilizuar, 9 prej tyre janë në observim intensiv. Urgjenca kombëtare: 1200 thirrje për ndihmë; 260 misione me autoambulance”, – njofton ministria e Shëndetësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *