• |
ide | kryesore

Filloi nismën për mbledhje fondesh, Linda Halimi akuzohet nga shqiptarët

Paparazzi, Slider



Linda e cila jeton prej vitesh në Amerikë i ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribojnë me aq sa mundet për popullin e saj shqiptar. Por ajo është detyruar ta fshijë ktë nismë të quajtur “Go Fund Me”, pasi u akuzua nga disa njerëz se ajo do i shfrytëzojë lekët e fituara për përfitime personale.

Këtë këngëtarja e ka bërë vetë publike në rrjetin e saj “Instagram” dhe sqaron se si qëndron e verteta.

“E fshiva kampanjën në Go Fund Me. Shumë drama. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve(e kam bërë me zemër e dashuri) populli im, njerëzit, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të Go Fund Me sepse deri më tani nuk më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj të ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda. Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Linda në Instastory.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *