• |
ide | kryesore

Emma Stone konfirmon fejesën (Foto)

Paparazzi, Slider



Një foto e postuar në Instagram konfirmoi se Emma Stone dhe partneri i saj Dave McCary janë zyrtarisht të fejuar. Unaza e shndritshme prej diamanti bie dukshëm në sy, edhe pse është totalisht jashtë fokusit të kamerës.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 2016, kur Stone u shfaq në Saturday Night Live. Thuhet se romana e tyre nisi në 2017-n. Pavarësisht se 31-vjeçarja shfaqej gjithnjë në shoqërinë e McCary-t në evente të rëndësishme, ajo nuk preferonte të fliste rreth lidhjes. Thashethemet e para se Emma Stone ishte fejuar me regjisorin 34-vjeçar lindën në prill, kur u fotografua nga paparacët me një unazë diamanti në gisht.

Dave McCary është skenarist e regjisor amerikan dhe momentalisht punon në Saturday Night Live.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *