• |
ide | kryesore

Pasi u kap mat me aktoren, Justin Timberlake i kërkon publikisht falje gruas

Paparazzi, Slider



Justin Timberlake vendosi t’i kërkonte publikisht falje bashkëshortes së tij Jessica Biel, pas fotove që qarkulluan kudo, në të cilat shihej Justin teksa qëndronte dorë për dore (pa unazën e martesës në gisht) me Alisha Wainwright, të dy aktorë protagonistë “Palmer”, film ende në xhirim

Këngëtari shkruan se duhet të ishte treguar më i kujdesshëm dhe fajëson alkoolin për situatën në New Orleans. Në Instagram, ai u shpreh se pendohet për sjelljen e tij, sepse “nuk është shembulli që dëshiron t’i japë të birit” – duke iu referuar djalit të çiftit Justin-Jessica, 4-vjeçarit Silas.

“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua,” shkroi Timberlake. Më pas thotë se nuk gjykoi mirë, por thekson se “asgjë nuk ndodhi midis tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *