• |
ide | kryesore

400 martesa në 6 muaj: në Rusi kanë një vend të çuditshëm për të kërkuar një “po”

Sport



Të martohesh në stadium. Duket se kjo është moda e fundit që po zhvillohet në Rusi. Më saktësisht në Otkrytie Arena, stadiumi i Spartak Moskë, e ne Lužniki, impiante në të cilat prej 6 muajsh është e mundur të celebrosh martesën e të thuash aq shumë të priturën ‘po’.

Ashtu si raporton championat.com, në fakt, që kur është dhënë mundësia për të përdorur këtë mënyrë të re për ceremonitë, kanë qenë 400 ciftet që kanë vendosur të jetojnë një martesë speciale. “Shumë prej tyre mbërrijnë të veshur me uniformën e skuadrës ose me objekte e aksesorë sportivë e duan të shohin imazhet e tyre në mega ekranin ku zakonisht është rezultati i ndeshjeve.

Të martohesh në stadium është shumë e thjeshtë në fakt, mjafton të paguash 350 rubla e të regjistrohesh në faqe”, ka pranuar një përgjegjës i këtij shërbimi inovativ që, në Rusi, duket se po funksionon në mënyrë të shkëlqyer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *